Ne fokus/ Prishtina fiton Kupen e Kosoves |
nga AlbaniaSoccer E diel, 09 Qershor 2013 22:15 |  |  |  | |
Prishtina ka fituar Kupen e Kosoves. Skuadra kryeqytetase realizoi suksesin e dyfishte ne futbollin kosovar, duke rrembyer pas kampionatit dhe Kupen, pas nje finaleje dritheruese me Ferizajn, qe u zgjidh vetem nga pika e bardhe. Ne nje impiant te tejmbushur, si kurre me pare ne kete sezon, skuadra kryeqytetase arriti keshtu te kurorzoje sezonin e saj perfekt ne futbollin kosovar dhe me triumfin ne Digitalb Kupa. Golin e avantazhit per Prishtinen e shenoi Mazrekaj ndersa per Ferizaj barazoi Guraziu. Ndeshja shkoi ne shtese dhe u desh qe me pas te gjuheshin penalltite dhe aty fati i buzqeshi bardhekalterve.
 |