Ahmet Morina: Do i rikthejme vlerat Vellaznimit! | ||||
|
Ish-futbollisti i Vëllaznimit, Ahmet Morina, ka thënë se është i kënaqur me fillimin e përgatitjeve të skuadrës. Ai ka lavdëruar punën që bëhet gjatë stërvitjeve. “Përgatitjet kanë nisur para tetë ditësh. Gjithçka po shkon ashtu siç edhe kemi paraparë. Jam i kënaqur me punën që po bëhet gjatë stërvitjeve. Besoj se deri te fillimi i pjesës së dytë të garave skuadra jonë do të jetë e gatshme për sfidat pranverore”, ka pohuar Morina, i cili ka shtuar se “një fazë e përgatitjeve është paraparë të mbahet jashtë Kosovës”. “Plasmani sa më i lartë në renditjen tabelore është objektiv yni. Kemi objektiv ta fitojmë edhe Kupën e Kosovës”, ka thënë menaxheri i Vëllaznimit, Ahmet Morina. Vëllaznimi sezonin vjeshtor e ka përmbyllur në pozitën e fundit të renditjes tabelore me 14 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Kosova e Vushtrrisë. Ahmet Morina, ka thënë se marrëveshja me Hashanin është zyrtarizuar dhe se, pas tij pritet të vijnë edhe dy përforcime të tjera. Ai ka thënë se janë duke u vazhduar intensivisht negociatat edhe me dy futbollistë të tjerë. “Erdin Hashani tashmë ka firmosur kontratën me skuadrën tonë. Kontrata e tij është gjashtëmujore, me mundësi vazhdimi”, ka thënë Morina. “Jemi duke biseduar edhe me dy lojtarë të tjerë. Negociatat po rrjedhin mirë. Emrat e tyre nuk mund t’i bëj publik, por bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës. Besoj se brenda dy ditësh do t’i zyrtarizojmë edhe dy përforcimet e radhës”, ka bërë me dije Morina. Sipas tij, Vëllaznimi është duke punuar intensivisht në çdo aspekt, që në pjesën e dytë skuadra gjakovare do të jetë krejt ndryshe. Ai beson se “kuqezinjtë” mund ta bëjnë një gjë të tillë. “Më fondin që kemi, e me përforcimet që do të sjellim në ekip, pa harruar edhe angazhimin e strategut Ajet Shoshollit në krye të Shtabit Teknik, jam i bindur se skuadra jonë në stinorin pranveror do të jetë krejt ndryshe. Besoj se me punën që do të bëhet do t’ia kthejmë namin e dikurshëm skuadrës së Vëllaznimit”, ka theksuar Morina.
“Jemi duke biseduar edhe me dy lojtarë të tjerë. Negociatat po rrjedhin mirë. Emrat e tyre nuk mund t’i bëj publik, por bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës. Besoj se brenda dy ditësh do t’i zyrtarizojmë edhe dy përforcimet e radhës”, ka bërë me dije Morina. Sipas tij, Vëllaznimi është duke punuar intensivisht në çdo aspekt, që në pjesën e dytë skuadra gjakovare do të jetë krejt ndryshe. Ai beson se “kuqezinjtë” mund ta bëjnë një gjë të tillë. “Më fondin që kemi, e me përforcimet që do të sjellim në ekip, pa harruar edhe angazhimin e strategut Ajet Shoshollit në krye të Shtabit Teknik, jam i bindur se skuadra jonë në stinorin pranveror do të jetë krejt ndryshe. Besoj se me punën që do të bëhet do t’ia kthejmë namin e dikurshëm skuadrës së Vëllaznimit”, ka theksuar Morina.Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3391 |