Leboo amerikani që zbret në kryeqytet | ||||
|
Kampionia në fuqi, Prishtina, të hënën ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Të përzgjedhurit e strategut Skënder Shengyli fillimisht stërvitjet do t’i zhvillojnë në Prishtinë, më pas një pjesë të përgatitjeve do t’i mbajnë në Ulqin. Drejtori gjeneral i FC Prishtina, Edmond Rugova, ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e përgatitjeve. “Grumbullimi i parë i lojtarëve është bërë sot në stadiumin tonë, më pas do të nisin përgatitjet për stinorin pranveror të garave. Fillimisht do të punohet në Prishtinë, më pas kemi menduar që një fazë të përgatitjeve ta zhvillojmë në Ulqin”, ka thënë Rugova. Kryeqytetasit gjatë afatit dimëror kanë angazhuar sulmuesin e Flamurtarit, Faton Zejnullhaun, kurse të dielën në kryeqytet ka zbritur amerikani Haggai Leboo. “Pas Leboo, pritet që shumë shpjet të vjen edhe përforcimi i radhës nga Amerika. Edhe më të sikurse më Leboon, është arritur marrëveshja dhe se, shumë shpjet skuadra e Prishtinës, do të bëhet më dy lojtar të huaj nga Amerika”, ka thënë Rugova. Ai ka pohuar se objektiv i klubit mbetet kreu i tabelës. Rugova ka thënë se skuadra ka potencial të mjaftueshëm për t’i arritur synimet e klubit. “Pavarësisht pozicionit në të cilën ndodhemi në renditje, kemi bagazh të mjaftueshëm të lojtarëve që mund ta arrijmë objektivin e klubit: “Titullin e kampiones”, ka theksuar drejtori i pergjithshem i FC Prishtina, Edmond Rugova.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3228 |