Sami Geci, qendron si kapiten i Drenicës! | ||||
|
“Ende nuk kam vendosur se kur do të pensionohem. Është vështirë të parashikohet një gjë e tillë. Do të vazhdoj të luaj, pasi ende jam mirë fizikisht dhe shumë mirë po i përballoj stërvitjet. Besoj se do të luaj edhe në kampionatin e ardhshëm”, ka thënë Sami Geci. Kapiteni i skuadrës nga Skenderaj ka bërë të ditur se dëshiron të rrëmbejë një trofe para se të pensionohet. Ai është i vetishëm për pozitën që ndodhet skuadra e tij, por si duket Kupa e Republikës së Kosovës është synim i mbrojtësit drenicas. “Në këtë kampionat nuk i kemi punët mirë, por shpresoj se do të përfundojmë në mesin e shtatë skuadrave më të mira. Synimi im është që ta rrëmbejmë një trofe para se të përfundoj karrierën, dhe gjasat janë që kjo dëshirë të më plotësohet këtë vit, duke e rrëmbyer Kupën”, ka shtuar Geci. Skuadra e Drenicës edhe përkundër përforcimeve të mëdha në fillim të kampionatit nuk arriti të ketë rezultate të kënaqshme, pasi stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e nëntë me 21 pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2721 |