Fitim Krusha: Fitorja ishte e veçantë | ||||
|
Mesfushori i KF Lirisë, Fitim Krusha, të hënën ka thënë se fitorja kundër Prishtinës me rezultat 3:0 ishte shumë e veçantë. Ai mendon se skuadra e tij ka pasur mundësi të shënojë edhe më shumë gola, por kryesore, sipas mesfushorit prizrenas, janë tri pikë e marra. “Takimi me Prishtinën ishte i fortë, kurse fitorja shumë e veçantë, pasi Prishtina është kampione. Ne kemi pasur mundësi të shënojmë më shumë gola, por kryesorja është që i kemi marrë tri pikëâ€, ka thënë për “Epokën e reâ€, Fitim Krusha. Skuadra e Lirisë është ndër më të përforcuarat në këtë afat kalimtar, dhe si rezultat i këtyre përforcimeve, kjo skuadër ka filluar të shkëlqejë që në ndeshjet e para të kampionatit. Pavarësisht fitores kundër kampiones aktuale dhe fitueses së Superkupës, Fitim Krusha nuk nxiton për t’i treguar pretendimet e skuadrës nga Prizreni. “Jam duke e parë një atmosferë shumë të mirë në skuadër. Çdo gjë po funksionon për mrekulli. Kjo më jep shpresë për takimet e radhës. Ndërsa sa i përket synimeve të skuadrës, është herët të flitet. Duhet të presim edhe dy javë t’i bëjë publike se çka synon Lira në këtë edicionâ€, ka shtuar Krusha. Takimin e radhës skuadra e Lirisë do ta zhvillojë në Merdare, kundër skuadrës fituese të Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll, Hysit. Kurse Fitim Krusha beson në rezultat pozitiv edhe në këtë derb. “S’ia kemi frikën skuadrës së Hysit. Terreni është i mirë. Besoj se do të rikthehemi me pikë të plotaâ€, ka thënë ai. Skuadra e Lirisë renditet në pozitën e tretë me katër pikë të tubuara, ndërsa skuadra e Hysit në pozitën e shtatë me tri pikë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4123 |