HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tahir Lushtaku: Synojme Kupen!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 26 Shkurt 2010 12:36   pdfShtypEmail

drenica 2005-06Ideja e ish-trajnerit të Drenicës, Valdet Shoshit, rreth synimeve të skuadrës në garat e Kupës, ka mbetur në fuqi edhe pas ndryshimeve në shtabin teknik. Këtë e ka konfirmuar strategu Tahir Lushtaku, që ditë më parë e ka zëvendësuar pejanin Valdet Shoshi.

“Synimet e skuadrës mbesin ato që ishin, pra t’i vazhdojmë garat e Kupës dhe në fund të triumfojmë”, ka thënë Tahir Lushtaku.

Skuadra nga Skenderaj është mposhtur nga Vëllaznimi i Gjakovës në takimin e parë të çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës me rezultat minimal 1:0, por shefi i shtabit teknik në skuadrën e Drenicës, Tahir Lushtaku, ka thënë se Vëllaznimi fitoi, pasi kishte fat më shumë, kurse në gjysmëfinale Lushtaku e sheh skuadrën e tij.

“Mund të them lirisht se Vëllaznimi fitoi që kishte fat, pas një gabimi tonë në minutën e fundit. Ne kishim më shumë mundësi, por fati s’ishte yni. Megjithatë, rezultati nuk është i keq, pasi ndeshjen e kthimit e luajmë para shikuesve tanë. Sigurisht se do të kualifikohemi”, ka shtuar Lushtaku.

 

Debutimi me humbje

 

Tahir Lushtaku, që e ka zëvendësuar Valdet Shoshin, ka bërë me dije se nuk e kishte pritur se do të debutojë me humbje pas rikthimit në skuadrën e tij të zëmrës.

“Nuk e kam pritur se do të debutoj me humbje. Ne shkuam në Gjakovë për të nxjerrë një barazim, por fati nuk ishte me ne në këtë ndeshje”, ka thënë Lushtaku, i cili ka vlerësuar lart lojën e Dukagjin Gashit dhe Mensur Limanit.

Skuadra e Drenicës takimit kthyes të çerekfinales së Kupës, që do të zhvillohet në këtë fundjavë, do t’i hyjë pa sulmuesin gjilanas Premton Muja, i cili, shkaku i kartonëve, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Tahir Lushtaku.


Veton Zymberi


busy
komente