Visar Berisha: Me pelqen te luaj ne Zvicer | ||||
|
Mbrojtësi Visar Berisha të mërkurën ka bërë të ditur se është duke e bërë dokumentacioni gati për të udhëtuar për Zvicër, për t’u provuar te skuadra e Schaffhausen, që bën gara në Ligën e Dytë zvicerane.  Ditët e kaluara në futbollin zviceran si duket kanë lënë gjurmë në njërin nga mbrojtësit më të mirë në Kosovë. Sipas ish-mbrojtësit të Prishtinës, skuadra nga Zvicra e ka kontaktuar drejtpërdrejt atë, jo nëpërmjet ish-skuadrës së tij. “Schaffhausen më ka kontaktuar drejtpërdrejt, jo nëpërmjet skuadrës së Prishtinës. Jam duke i kompletuar dokumentet. Mendoj sa më parë të udhëtoj për Zvicërâ€, ka thënë Visar Berisha, i cili është duke i zhvilluar stërvitjet me skuadrën e Ballkanit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës. Shumica e skuadrave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të qendrës, por asnjëra s’mund ta ketë, pasi Berisha ende ka kontratë me skuadrën e Prishtinës. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Visar Berisha, edhe një herë e ka përsëritur se nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës. “Kam thënë edhe më herët, ‘epoka’ ime me Prishtinën ka përfunduar. Mendoj të angazhohem jashtë Kosovës. Nëse dështon një gjë e tillë, do ta kërkoj fletëlëshimin nga Prishtina dhe të gjej një skuadër të reâ€, ka shtuar ai. Visar Berisha edicionin e fundit së bashku me mesfushorin Isuf Llumnica ishin pjesë e skuadrës së Winterthurit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5139 |