Isuf Llumnica: S'ka më "kiks" | ||||
|
Kampionia në fuqi, Prishtina, e cila pësoi humbje në dy ndeshjet e këtij edicioni, përballjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Kosovës së Vushtrrisë, kjo e fundit mundi Drenicën në xhiron e kaluar. Kryeqytetasit më gjithë arsenalin e tyre kërkojnë trepikëshin ndaj vushtrriasve, në mënyrë që të rikthejnë imazhin e rezultateve pozitive. Një nga futbollistët kryesor të Prishtinës, Isuf Llumnica, ka thënë të premten se skuadra e tij ndaj Kosovës së Vushtrrisë, kërkon vetëm fitore dhe se, sipas tij, për Prishtinën, çdo rezultat tjetër është i papranushëm.  “Është një ndeshje e vështirë. Ne kampionatin nuk e kemi nisur mirë, ndërkaq Kosova ka një start të mrekullueshëm kjo edhe bënë të vlerësohet si një ndeshje e vështirëâ€, ka thënë Llumnica.  “Ne lojë ndaj Kosovës së Vushtrrisë, do të hymë vetëm për fitore dhe nga kjo ndeshje do t’i japim fund rezultateve te dobëta. Jam i bindur se do te marrim trepikëshin e parë në këtë sezonâ€. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4784 |