Genc Hoxha ndëshkon Bandiçin | ||||
|
“Valmir Bytyçi ka munguar për shkak se nuk ishte i përgatitur sa duhet. Në takim kundër KEK-ut do të jetë titullarâ€, ka thënë Genc Hoxha, skuadra e të cilit në dy takimet e para ka arritur të sigurojë vetëm një pikë. “Çdo fillim është i vështirë, por ankesa nuk kam as në përgatitje e as në angazhim. Në takimin e parë kishim tetë raste dhe nuk arritëm të shënojmë, kurse në takimin e dytë pësuam humbje nga gabimet tonaâ€, ka shtuar ai. Tekniku gjakovar, i vetëdijshëm me situatën që po kalon skuadra e tij, ka paralajmëruar kundërshtarin e kësaj fundjave, KEK-un, e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, se do të mposhtet në stadiumin “Shahinhaxhislamiâ€. “Skuadra e KEK-ut është shumë e fortë, por ne jemi të motivuar për këtë takim. Në këtë edicion nuk mund të gjesh një kundërshtar të dobët. Fitoren e fillojmë kundër KEK-utâ€, ka thënë Hoxha. Skuadrës së Besës për takimin kundër KEK-ut do t’i mungojnë sulmuesi Krenar Vokshi, që është i lënduar dhe mbrojtësi Florent Papuçi, shkaku i kartonëve. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3826 |