Kosove / Te djelen rifillon kampionati!! | ||||
|
Nesër zyrtarisht pas një pushimi maratonik do të nis pjesa e dytë e garave në elitën e futbollit të Kosovës. Derbi i javës së parë pranverore do të zhvillohet në “Shahin Haxhiislami”, në Pejë, ku do të ballafaqohen rivalët e vjetër, Besa dhe Prishtina. Trajneri i pejanëve, Genc Hoxha, kërkon që më fitore ndaj kampionëve në fuqi, Prishtinës, ta nis sezonin pranverore. “Jemi të përgatitur mjaft mirë për duelin që do ta zhvillojmë ndaj Prishtinës. Kjo ndeshje do të jetë e vështirë dhe e rëndësishme për të dy palët”, ka thënë Hoxha, i cili beson se të përzgjedhurit e tij kanë fuqi të mposhtin Prishtinën. “Fitorja ndaj Prishtinës, do të rriste motivin tonë për ndeshjet tjera. Jam i bindur se kemi potencial të mundim Prishtinën”, tha Hoxha. Ndërkohë edhe homologu i tij, Ramiz Krasniqi timonier i Prishtinës, kërkon që ndaj Besës të marr rezultat të favorshëm. “Ne në Pejë, udhëtojë të përgatitur mirë. Kemi punuar mjaft shumë gjatë përgatitjeve dhe jam i bindur se ndaj Besës, do të kemi paraqitje të mirë”, ka theksuar Krasniqi. Ai ka shtuar se Prishtina, do të shfaq lojë kolektive. “Ne gjatë përgatitjeve kemi punuar shumë në aspektin e lojës kolektive. Një lojë të tillë do të zbatojmë edhe ndaj Besës. Besoj se do ta marrim rezultatin e dëshiruar në Pejë”, ka thënë Krasniqi.
Xhiroja e 18-të Të dielën takohen: Vëllaznimi – Drenica Besa – Prishtina Flamurtari – Hysi KEK-u – Gjilani Ferizaj – Trepça Kosova (V)- Liria Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2335 |