Raiffaisen Superliga / Ferizaj-Trepça 1-3 |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 15 Mars 2010 00:27 |  |  |  | |
Ferizaj ka pësuar në fushën e vet nje humbje nga Trepça e Mitrovicës, e cila më lojë dhe rezultat ishte skuadër bindshëm më e mirë. Ferizaj në pjesën e parë ka dështuar tërësisht me lojë jo të mirë dhe të dezorganizuar, duke mos krijuar raste për shënim. Zona e rrëptësisë së Trepçes ishte e lirë gjatë 90 minutave, kurse reparti i mefushorëve kësaj radhe ishte vetëm një hije e zbehur sepse asgjë nuk funksiononte te Ferizaj. Mbrojtja dështoi në minutat e parë të takimit, që ka ndikuar mjaftë shumë edhe në rezultatin përfundimtar. Sulmi ishte vetëm një ëndërr e ndeshjeve të stinorit vjeshtor sepse pos një rastit që u shënua gol, raste të tjera kanë munguar. Nga ana tjetër, Trepça dëshmoi lojë të fortë dhe të shpejtë. Sidomos mesfushorët ishin pika më e ndritshme e kësaj loje dhe furnizuam me shumë topa repartin e sulmit. Trepça në shumë aspekte ka dëshmuar lojë më të mirë dhe bëri me dije se do të jetë njëra prej skuadrave që do të luftojë për titullin e kampionit.
Nazmi Rama - trajner i Trepçes: “Lojtarët e mi u angazhuan maksimalisht dhe arritën fitore. “Pas humbjes për kupë tash dihet ne do të angazhohemi për kampionat dhe besoj se do t’ia dalim. Ishte ndeshje korrekte”.
Arsim Abazi - trajner i Ferizaj: Uroj Trepcen per fitoren. Lojtaret e mij luajten kenaqshem dhe une jam i satisfaksionuar per angazhimin e futbollisteve ne fushe e cila ishte e renduar. Jam optimist se skuadra ne ndeshjet e ardhshme do te tregoje nje forme me te mire dhe nuk besoj se do te kemi probleme per tu rrezikuar qe te biem nga Kategoria".
 |