Kastriot Rexha: Sokoli ka meriten kryesore! | ||||
|
“Kam kaluar nëpër një periudhë të vështirë pas lëndimit që pësova kur isha pjesë e skuadrës së Hysit. Besimi i trajnerëve ra dukshëm, por trajneri Bylbyl Sokoli është më meritori për sukseset e mia, pasi ishte ndër të vetmit që besoj në rikthimin tim. Tash jam mirë i përgatitur dhe jam në gjendje t’i ndihmoj skuadrës drejt sukseseve”, kështu është shprehur sulmuesi i KEK-ut, Kastriot Rexha, një ditë pas takimit të parë të stinorit pranveror. Sulmuesi prishtinas, i cili ka arritur që të shpërthejë në takimin e parë të stinorit pranveror, pasi i ka siguruar skuadrës së vet tri pikët e plota, është shprehur i kënaqur me performancën e treguar. Performancë të tillë ka paralajmëruar edhe në takimet e radhës. “S’kam si të mos jam i kënaqur me një start të tillë, pasi çdo skuadër dhe çdo futbollist synon që ta fillojë sezonin në mënyrën më të mirë. Edhe pse ne kemi një ekip të ri, mund të vazhdojmë të paraqitemi mirë edhe në takimet e radhës”, ka shtuar ai.
Synoj epitetin e golashënuesit
Sulmuesi në kampionatin 2007/2008, që ishte pjesë e skuadrës së 2 Korrikut së bashku me Elvis Osmanin (Trepça ’89) dhe Fitim Halitin (Besa), i cili kishte luftuar deri në fund për epitetin e golashënuesit më të mirë, ka thënë se në këtë kampionat synon që të jetë lider në listën e golashënuesve. “Jam i vetëdijshëm se jam prapa me numrin e golave, por mendoj se kam gjasa të arrij të shpallem golashënuesi më i mirë. Në stinorin vjeshtor kam shënuar vetëm dy gola dhe kam lëshuar shumë raste të tjera, ndërsa tash e fillova në mënyrën më të mirë dhe shumë shpejt do t’i arrij liderët e kësaj liste”, ka premtuar Rexha. Skuadra e KEK-ut momentalisht renditet në pozitën e tretë me 29 pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2745 |