HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Elvis Osmani: Trepça eshte pretendente
nga AlbaniaSoccer   E martë, 01 Shtator 2009 11:40   pdfShtypEmail

elvis_osmani__106142744Kapiteni i Trepçës nga Mitrovica, Elvis Osmani, ka thënë se është i kënaqur me fitoren e radhës që ka arritur skuadra e tij ndaj Gjilanit.

“Xehetarët” në udhëtim kanë mundur bindshëm 3-0 Gjilanin. Kjo është fitorja e tretë radhazi e mitrovicasve në këtë edicion. “Ikona” e Trepçës, Elvis Osmani, ka thënë se skuadra e tij ka potencial ta mposhtë cilindo skuadër në Kosovë. Ai beson se rruga e fitoreve do të vazhdojë edhe në takimet e radhës.

“Jam i kënaqur me fitoren e arritur në Gjilan. Kemi shfaqur lojë të mirë dhe se, fitorja është e pakontestueshme, sepse kemi qenë në çdo aspekt më të mirë se gjilanasit”, ka thënë Osmani.

“Rruga e fitoreve nuk mbaron në Gjilan. Pas fitores së tretë në këtë sezon, motivi në radhët tona është edhe më i madh dhe se, seria e fitoreve do të vazhdojë edhe në ndeshjet e radhës”.

Kreatori i lojës së Trepçës, Elvis Osmani, ka pohuar se skuadra e tij ka fond të pasur të lojtarëve. Sipas tij, Trepça do ta ketë fjalën kryesore në këtë kampionat.

“Realisht s’kam pritur që do të arrijmë tri fitore radhazi në këtë edicion, mirëpo kjo është arritur me plot meritë, sepse vërtet kemi fond të pasur të lojtarëve. Me fondin që kemi në skuadër, do të jemi kandidatë potencialë që të stolisemi me titullin e kampiones”, ka thënë Osmani, i cili ka shtuar se “Trepçën e presin edhe shumë sfida për të ardhur te synimet e klubit”.

“Mendoj se në garën për titull të kampiones do të jenë Trepça, Liria, Hysi e Prishtina. Do të zhvillohet një garë e vështirë në mes të këtyre ekipeve, por besoj se ne kemi fuqi ta arrijmë titullin e kampiones”, ka përfunduar Osmani.

Fatmir Bytyçi


busy
komente