HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Prishtina - Trepça 1:0 (0:0)
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 14 Prill 2010 22:19   pdfShtypEmail

kfprishtina01Fatoni e futi Prishtinën në luftë për titull

Shënues: Faton Zejnullahu (68)

Prishtinë, 14 prill - Kampionia aktuale në futboll, Prishtina, ka arritur ta “shkelë” edhe skuadrën e Trepçës, pasi e mposhti me rezultat 1:0 në kuadër të Javës së 24-t në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar sulmuesi Faton Zejnullahu, për të cilin ishte goli i parë në fanellën “bardhekaltër”. Duhet cekur se pas kësaj fitore skuadra e Prishtinës ka hyrë në luftë për titullin e kampiones.

Pjesa e parë e takimit ishte monotone. Në të u regjistruan vetëm dy raste shënimi. Të dyja rastet ishin për skuadrën vendëse, por Zejnullahu (40) dhe Berisha (45+) nuk u treguan të saktë në rastet e treguara.

Në pjesën e dytë të takimit skuadra e Prishtinës e filloi më mirë dhe gjatë gjithë kohës kishte iniciativën në terren. Mbrojtësi Ilir Berisha në minutën e 55-të sërish u gjend në pozitë të mirë shënimi, por as këtë herë nuk u tregua i saktë. Katër minuta më vonë mesfushori Dajaku provon nga 30 metra, por godet vetëm rrjetën e jashtme të portës së “gardianit”, Prtinac.

Trajneri Ramiz Krasniqi në minutën e 68 inkuadron në lojë mesfushorin Genc Sermaxhaj, i cili në harkimin e parë arriti ta gjejë sulmuesin Zejnullahu, i cili nga afërsia nuk e kishte të vështirë ta shënojë golin e fitores.

Në minutat në vazhdim të dyja skuadrat u orvatën, por shifrat mbetën të pandryshuara.

Deklaruan pas ndeshjes

Faton Zejnullahu, sulmues i Prishtinës: “Jam i lumtur që goli im i sjelli tri pikë Prishtinës. Ky ka qenë takimi im i parë para shikuesve tanë dhe ishte goli i parë në fanellën e Prishtinës, shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira edhe në ndeshjet e ardhshme. Nëse vazhdojmë me ketë formë kemi gjasa ta mbrojmë titullin kampion”.

Gani Sejdiu, trajner i Trepçës: “Pjesa e para ishte e balancuar, kurse në të dytën Prishtina e kërkoj me shumë fitoren. Humbja ka ardhur si rezultat i gjendjes se keqe të fushës, pasi dihet se në luajmë me shumë futboll teknik. Është për të ardhur keq se si stadiumi i qyteti është në gjendje të këtillë. Ndërsa nuk është tragjike me humb kundër Prishtinës”.

BOX

Prishtina-Trepça 1:0

Stadiumi i qytetit në Prishtinë

Shikues mbi 1000

Gjyqtarë: S.Domo, B.Këpuska, N.Ibrahimi.

Kartonë të verdhë: G.Sermaxhaj (Pri), S.Sahiti, A.Zhjeqi (Tre).

Prishtina: Feim Statovci, Benik Krasniqi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Labinot Ibrahimi (Viktor Kuka), Ardian Kozhani, Behar Maliqi, Taulant Dajaku (Genc Sermaxhaj), Azem Ahmeti, Faton Zejnullahu (Agron Skeraj), Suad Saliagiq.

Trepça: Suad Prtinac, Samir Sahiti, Visar Sermaxhaj, Fitim Llapashtica, Arben Zhjeqi, Ilie Stoev, Florent Sejdiu, Emin Baliqi (Florent Aziri), Bardhyl Kaçiu (Arber Prekazi), Berat Hyseni (Afrim Mziu), Elvis Osmani.


busy
komente