Futboll / Në ketë fundjavë zhvillohen takimet e xhiros së 26-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll | ||||
|
VEÇ PËR TRI PIKË “Jemi përgatit maksimalisht gjatë terë javës që ta mposhtim Prishtinën. Jemi të vetdijshëm se do të jetë shumë vështirë, pasi kundërshtari ynë është shumë i fortë dhe në takimet e fundit ka treguar formë të mirë, por me mbështetjen e tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’ pikët do të mbesin në Skenderaj”, ka thënë Premton Muja Prishtinë, 23 prill - Skuadra e Drenicës dhe kampionia aktuale, Prishtina do ta ballafaqohen të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në kuadër të Javës së 26-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Sulmuesi i Drenicës, Premton Muja, i pakënaqur me disfatën e pësuar në xhiron e fundit nga Trepça, ka thënë të premten se skuadra e tij është përgatitur gjatë gjithë javës për ta mposhtur skuadrën nga kryeqyteti. “Jemi përgatit maksimalisht gjatë terë javës që ta mposhtim Prishtinën. Jemi të vetdijshëm se do të jetë shumë vështirë, pasi kundërshtari ynë është shumë i fortë dhe në takimet e fundit ka treguar formë të mirë, por me mbështetjen e tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’ pikët do të mbesin në Skenderaj”, ka thënë Premton Muja, i cili ka premtuar që edhe kësaj radhe do t’i shënoj skuadrës së Prishtinës. Ndërsa në anën tjetër edhe sulmuesi i Prishtinës, Suad Saligiq është mjaftë optimist për takimin kundër skuadrës së drejtuar nga Tahir Lushtaku. Sulmuesi në top formë ka bërë të ditur se Prishtina i dëshiron tri pikët e plota. “Në ndeshjet e fundit jemi duke treguar formë mjaftë të mirë. Shpresoj të vazhdojmë me formë të njëjtë edhe kundër Drenicës. Ndeshja do të jetë e vështirë dhe shumë interesante, pas edhe Drenica po kalon nëpër një formë të mirë. Ne mendojmë t’i marrim tri pikët e plota nga ky takim, pasi jemi duke menduar seriozisht për titull të kampiones”, ka thënë Saliagiq. Skuadra e Drenicës është e kompletuar për ketë takim, kurse Prishtinës i mungon vetëm sulmuesi Astrit Fazliu, i cili është nuk është shëruar plotësisht.Raiffeisen Superliga / Java e 26-të Të shtunën takohen: DRENICA - PRISHTINA ( H. Hajdari, E. Baliqi, J. Musolli) Të dielën takohen: LIRIA - FERIZAJ (M. Ferati, B. Kepuska, A. Latifi) FLAMURTARI - HYSI (S. Domi, F. Agerbashi, B. Mallaku) VËLLAZNIMI - BESA (B. Fejzullahu, S. Krasniqi, E. Zeqiri) KOSOVA (V) - TREPÇA (P. Hasani, A. Latifi, F. Berisha) GJILANI - KEK-U (I. Kelmendi, Z. Miranaj, L. Muhadri) Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2779 |