HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Mbrojtësi i Flamurtarit, Desaret Dervishi, i kënaqur me rezultatet e skuadrës së vet
nga AlbaniaSoccer    E enjte, 06 Maj 2010 15:50    pdf Shtyp Email

dervishiFlamurtari, befasia e kampionatit

“Deri tash kam shënuar katër gola, por edhe kam asistuar në golat e tjerë. Mendoj se nuk është pak që një mbrojtës të shënojë katër gola. Realisht jam i kënaqur me atë që kam treguar në ekipin e Flamurtarit”, ka thënë Dervishi

Prishtinë, 6 maj - Mbrojtësi i Flamurtarit të Prishtinës, Desaret Dervishi, ka thënë se është i kënaqur me rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës së tij në këtë edicion të garave.

Dervishi, i cili tashmë është bërë një nga futbollistët kyç të “kuqezinjve” të Prishtinës, nuk ka besuar se skuadra e tij do të arrijë rezultate kaq të mira. Sipas Dervishit, skuadra e dytë nga kryeqyteti, Flamurtari, është befasia më e këndshme e këtij kampionati.

“Realisht jam i kënaqur me rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës sime. Fillimisht në këtë edicion të garave synimet tona kanë qenë ta sigurojmë mbijetesën në elitën e futbollit tonë, por me rezultatet e arritura, sidomos me paraqitjet që kemi shfaqur në stinorin vjeshtor, ku nëntë herë kemi qenë në krye të tabelës. Flamurtari është befasia e këtij edicioni”, ka thënë Dervishi.

“Ne tashmë thuajse e kemi siguruar mbijetesën, por besoj se edhe në ndeshjet e radhës, veçmas pas fitores ndaj Besës, motivi në radhët tona është rritur dukshëm, kështu që rezultatet pozitive nuk do të mungojnë as në takimet vijuese. Më meritori për këtë rezultat padyshim është trajneri Jusuf Tortoshi, i cili ka bërë një punë shumë të mirë në klub”, tha Dervishi, i cili në skuadrën e Flamurtarit ka shënuar katër gola.

“Deri tash kam shënuar katër gola, por edhe kam asistuar në golat e tjerë. Mendoj se nuk është pak që një mbrojtës të shënojë katër gola. Realisht jam i kënaqur me atë që kam treguar në ekipin e Flamurtarit”, ka thënë Dervishi.

Sistemi i ri ka sjell ndryshime pozitive

Sipas mbrojtësit të “kuqezinjve”, Desaret Dervishit, sistemi i ri i garave ka sjell futboll më kualitativ. Ai ka thënë se gara për titull dhe për mbijetesë është shumë më e “nxehtë” dhe më interesante për dallim nga kampionatet e kaluara.

“Duhet të jemi realistë. Sistemi i ri i garave ka sjell futboll më cilësor. Në çdo xhiro ka takime derbi si në garën për titull, po ashtu edhe në luftën për mbijetesë, por edhe shikueshmëria është më e madhe se në edicionet e kaluara”, ka theksuar Dervishi.

Trepça kampione

Ish-futbollisti i Trepçës, Desaret Dervishi, ka thënë se skuadra mitrovicase do të shpallet kampione e Kosovës.

“Trepça është skuadër e përbërë. Mitrovicasit kanë ekip të mirë dhe jam i bindur se në fund të garave atyre do t’u buzëqeshë titulli i kampionit. KEK-u nuk besoj se ka më fuqi ta rrëmbejë titullin, ani pse ka një trajner të madh siç është Bylbyl Sokoli”, ka thënë Dervishi.

Gjonbalaj vendos për të ardhmen e Dervishit

Ish-futbollisti i Vëllaznimit, Desaret Dervishi, ende ka kontratë me ekipin e Flamurtarit. Ai thotë se për të ardhmen e tij vendos bashkëlojtari i tij, Malsor Gjonbalaj.

“Bashkëlojtari im, Gjonbalaj, vendos për të ardhmen time. Ai ka qenë njeriu që më ka nxitur të nënshkruaj kontratë me Flamurtarin. Ai sërish do të vendosë për të ardhmen time. Trepça, Besa, Ballkani dhe Vëllaznimi janë skuadrat që i preferoj”, ka përfunduar Dervishi.

Fatmir Bytyqi


busy
komente