HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 05 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Drenica kërkon fitore ndaj Vëllaznimit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Maj 2010 10:30   pdfShtypEmail
drenica-vellaznimiGeci: Dua pikët maksimale ndaj Vëllaznimit

Prishtinë, 7 maj - Derbi i “kuqezinjve” në mes Drenicës dhe Vëllaznimit, do të zhvillohet të shtunën në “Bajram Aliu” të Skënderajt, takim ky që do të zhvillohet në kuadër të Javës së 29-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Kjo përballje pritet të jetë tejet interesant pasi të dyja skuadrat janë të rrezikuara për t’u larguar nga elita e futbollit të Kosovës.

Kapiteni i skuadrës së  Drenicës, Sami Geci, ka thënë të premten se takimi kundër Vëllaznimit është i vështirë, por edhe i rëndësishëm. Sipas, Gecit tri pikët e plota do të mbesin në Skenderaj.

“Pikët janë të rëndësishme si për ne ashtu edhe për Vëllaznimin. Do të jetë takim i vështirë dhe shumë interesant për shikues. Ne do t’i qasemi lojës me seriozitetin me të madhe dhe do të kërkojmë tri pikët e plota nga ky ballafaqim”, ka thënë Sami Geci.

Edhe mbrojtësi i Vëllaznimit, Erdin Hashani duke shprehur i vetishëm për rendësin e këtij takimi, ka thënë se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv në Skenderaj, pasi skuadra e Drenicës luanë lojë tejet fere dhe korrekte.

“Për ne çdo takim është si finale. Do të jetë vështirë kundër Drenicës por jam i bindur se do ta marrim rezultat pozitiv, pasi Drenica luanë lojë shumë fere. Kemi dy mungesa, pro nuk e besoj se do të vërehen edhe aq shumë, pasi fondi i futbollistëve është i mjaftueshëm”, ka thënë Erdin Hashani.

Skuadrës së Drenicës për ketë takim i mungon Artan Hajdari, kurse Vëllaznimit do t’i mungojnë Robert Gjeraj dhe kapiteni Labinot Efendija.

BOX

Superliga Java e 29-të

Të shtunën takohen:

Drenica-Vëllaznimi (A.Hoxhaj, A.Rexhepi, N.Ibrahimi)

Të dielen takohen:

Trepça - Flamurtari          (Z.Berisha, A.Latifi, B.Mallaku)

Prishtina - Gjilani             (Z.Qorraj, S.Berisha, F.Brahushi)

Ferizaj - Kosova(v)           (P.Hasani, A.Peshteri, E.Zeqiri)

Besa - Liria              (E.Janjovaliu, M.Aliu, Lëndita Cena)

KEK-u - Hysi                    (F.Tahiri , F.Agerbashi, L.Muhadri)

Fatmir Bytyci


busy
komente