Superliga/ Flamurtari - Prishtina 1:1 (1:1) | ||||
|
Zejnullahu i shënon ish-skuadrës Prishtinë, 16 maj - Parashikimi i sulmuesit të FC Prishtinës, Faton Zejnullahu se do t’i shënoj ish-skuadrës gol ka dalë, por jo edhe premtimi se do të mposhtet Flamurtari, pasi një gjë të tillë nuk e ka lejuar Labinot Jetullahu i cili shënoi për të barazuar rezultatin (1:1). Skuadra e Prishtinës kishte iniciativën që në fillim të takimit, Suad Saliagiq, Behar Maliqi dhe Ardian Kozhani provuan por pa sukses. Ndërsa epërsia për kampionet erdhi në minutën e 26' kur pasi ndërprenë një aksion asiston për Zejnullahun, i cili shënoi për (1:0). Jetullahu rastin e parë për Flamurtari e shndërroi në gol në minutën e 41\ të ndeshjes. Edhe në pjesën e dytë Prishtina tregoi lojë me të mirë. Zejnullahu në minutën e 62' qëlloi shtyllën, kurse i rikthyer në formacionin e Prishtinës, Astrit Fazliu (78) gjuan nga afërsia por drejtë e në duart e “gardianit” Fejza. Ndërsa në minutën 65', Flamurtari pati rast të mirë me anë të Gashit, i cili paraboloi Statovci, por jo edhe mbrojtësin Adnan Haxhaj. DEKLARUAN PAS NDESHJES Faton Zejnullahu, sulmues i Prishtinës: “Ishte një lojë e fortë sepse përballë kishim Flamurtarin. Edhe pse kishim më shumë raste besoj se barazimi ishte epilog real. Gjithashtu jam shumë i lumtur që i shënova gol ish-skuadrës time”. Jusuf Tortoshi, trajner i Flamurtarit: “Rezultat real ani pse Prishtina ishte më afër fitores. Jam i kënaqur me ekipin tim që u angazhua maksimalisht dhe mbuloi mungesat që i kishim në këtë ndeshje”.
BOX Stadiumi i Flamurtarit në Prishtinë Shikues rreth 500 Gjyqtarë: Hajdari, Selimaj, Cena Kartonë të verdhë: Sejdiu (F), Haliti, Maliqi (Pr). Flamurtari: Fejza, Osmani, Humolli, Dervishi (Marniku), A.Mehmeti, (J.Mehmeti), Ukzmajli, Sejdiu (Cecelia), Jashari, Gashi, Jetullahu, Sylejmani. Prishtina: Statovci, Kuka, Haliti, Berisha, Dajaku (Sermaxhaj), Haxhaj, Kozhani, Maliqi, Ahmeti, Saliagiq (Fazliu), Zejnullahu (Sahiti). nga Albaniasoccer Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2817 |