Superliga/ KEK-u - Trepça 1:0 (0:0) | ||||
|
Plepolli prish festën e “xehetarëve” Shënues: Arsim Plepolli (90) Prishtinë, 23 maj - Mesfushori ofensive i KEK-ut, Arsim Plepolli, më golin e tij në fund të ndeshjes i ka prish festën e titullit skuadrës së Trepçës. KEK-u dhe Trepça, janë përballur të dielën në derbin e Javës së 32-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Mitrovicasit të cilët në Kastriot, kishin udhëtuar të motivuar që të marri të paktën një pikë, në mënyrë që zyrtarisht ta sigurojnë titullin e kampionit, nuk ia dolën dot dhe se, festa e tyre shtyhet edhe për një javë, kur në “Adem Jashari” do të ballafaqohen më Besën. Teoritikisht KEK-u, ende ka gjasa, por rruga deri të titulli është e vështirë për faktin se Trepça duhet të humb ndaj Besës si dhe KEK-u ta mund Prishtinën, gjë që është vështirë të ndodh një gjë e tillë. Futbollistët e KEK-ut, që tashmë thuaj se kanë humbur hapin në garën për titull, megjithatë ata në duel më liderin e tabelës, shfaqen loje të kënaqshme dhe se, angazhimi i tyre në fund u kurorëzua më pikët maksimale. Futbollistët e Trepçës në pjesën e parë të lojës më shumë ishin të orientuar në mbrojtje, sepse objektivi i tyre në këtë takim ishte një pikë. Ndërkaq skuadra vendëse më shpesh rrezikonte portën e mysafireve, ani pse raste te mirë patën: Rexha, Simnica e Grabovci, por që nuk ia dolën të prekin rrejtën kundërshtare. Edhe në fraksionin e dytë të lojës ishte skuadra e KEK-ut, që kërkonte golin e fitores. Pasi disa tentimeve të dështuara, ishte Arsim Plepolli, i cili në kohën shtese të lojës nga goditja e lirë shënoi gol duke i siguruar fitoren KEK-ut, e duke prishur festën e “Torcidës”. Deklaruan pas lojës: Bylbyl Sokoli, kryetrajner i KEK-ut: “Gjatë 90 minutave luajtëm në pjesën e Trepçës dhe ky dominim u kurorëzua me një gol të bukur. Mendoj se kjo është njëra ndër ndeshjet më të mira të KEK-ut, kurse Trepça pati vetëm një gjuajtje në portën tonë” Gani Sejdiu, kryetrajner i Trepçës: “Kemi ardhur për një barazim pasi kishim mungesa të shumta në përbërje. Deri te goli rezistuam mirë dhe në fund patëm rast për fitore. Një detaj vendosi ndeshjen kur Plepolli shënoi gol të bukur. Mendoj se loja ishte e nivelit të lartë dhe shikuesit u kënaqën. Mbase në shtëpi pas një jave festa është më e bukur”. Box KEK-u - Trepça 1:0 Stadiumi “ Agron Rama” Shikues: rreth 3000 Gjyqtarë: A.Kastrati, A.Latifi, N.Ibrahimi Kartonë të verdhë: Rexha, Krasniqi (KEK), Ahmeti, Prekazi, Zhjeçi (Trepça) KEK-u: Blakqori, Hasani, Visoka, Kodraliu, Simnica, Hashani, Bajrami, Rexha, Zogiani, Plepolli dhe Grabovci. TREPÇA: Pertinac, Sahiti, Ahmeti, Stoev, Zhjeçi, Prekazi, Sermaxhaj, Kaçiu, Sejdiu, Osmani dhe Shkupolli. Raiffeisen Superliga / Java e 32-të Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2704 |