Haxhi Zeka “nxehetâ€: Është vetëm fillimi | ||||
|
Takimi kundër Vëllaznimit ka qenë vërtet derb lokal. Arritëm t’i marrim tri pikë mjaft të vlefshme në një takim të vështirë. Sulmuesi është shprehur optimist se do ta vazhdojë serinë e shënimit të golave edhe në takimet e radhës. Kështu ka thënë të hënën autori i dy golave në fitoren e Besës, Haxhi Zeka. “Arritëm t’i marrim tri pikë të plota në derbin lokal. Shënova dy gola në këtë takim, kurse tri gjithsej në këtë edicion. Besoj se do ta vazhdoj serinë e golave edhe në takimet e radhës, pasi me ardhjen e Mensur Durakut më është dhënë mundësia të luajë në vijën e parë të sulmitâ€, ka thënë Zeka, i cili është duke pritur rikthimin e partnerit të tij në fazën e sulmit, Krenar Vokshit. “Vokshi ka pësuar një lëndim në këmbë. Gjendja e tij është përmirësuar dukshëm. Shumë shpejt do të rikthehet. Skuadra me të do të jetë më e fortë, pasi bëhet fjalë për një sulmues kualitativâ€, ka shtuar Zeka.  Do t’i mposhtim shokët nga Drenica  Kapiteni nuk ka dashur të humbë shumë kohë për t’i paralajmëruar futbollistët e Drenicës se seria e zezë e rezultateve nuk do të përfundojë as në “Shahinhaxhiislami†në takimin që këto dy skuadra do ta zhvillojnë në këtë fundjavë. “Kundër Drenicës do të jetë një takim shuam i veçantë, pasi në këtë skuadër janë Valdet Shoshi, Dukagjin Gashi dhe Fitim Haliti. Jemi optimistë se edhe në këtë takim do të dalim triumfuesâ€, ka thënë ai. Skuadra e drejtuar nga strategu Genc Hoxha, pas javës së pestë, renditet në pozitën e gjashtë me shtatë pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3295 |