Fetahu: Po kënaqem me Trepçën | ||||
|
Sulmuesi Enis Fetahu ka thënë se është i kënaqur me transferimin e tij në skuadrën e Trepçës. Ai thotë se Trepça është skuadër kompakte dhe se, sipas tij, në këtë klub punohet në mënyrë profesionale. Fetahu pohon se skuadra e Trepçës do të triumfojë në garën për titull të kampiones Ish-sulmuesi i Prishtinës, Enis Fetahu, që tashmë ka kaluar në radhët e skuadrës së Trepçës, është shprehur i kënaqur me skuadrën e tij të re. “Xehetarëtâ€, që në këtë edicion të garave po shkëlqejnë me rezultate të mira, nga njohës të lojës së futbollit tonë llogariten ta kenë fjalën kryesore në garën për titull të kampionit. Sipas Fetahut, rezultatet e Trepçës nuk janë rastësi, sepse, sipas tij, skuadra nga Mitrovica ka tubuar futbollistët më të mirë që ka sot Kosova. Ai thotë se është i kënaqur me transferimin dhe mikpritjen që i ka bërë e gjithë Mitrovica. “Jam i lumtur që jam pjesë e një skuadre të madhe siç është Trepça. Mikpritja që më ka bërë kjo skuadër ka qenë fenomenale. Është kënaqësi kur dëgjoi se mbi 7 000 tifozë thërrasin emrin timâ€, ka thënë Fetahu. “Në skuadrën e Trepçës, gjithçka po funksionin në mënyrë profesionale, prandaj edhe rezultatet që i kërkojmë assesi nuk mund të mungojnë. Sukseset e deritashme janë arritur falë punës së madhe dhe profesionale që bëhet në klubâ€.
Titulli në Mitrovicë Sipas Fetahut, skuadra e tij objektiv ka titullin e kampiones. Ai thotë se është herët të flitet për kreun e tabelës, por ai beson se me këtë potencial që ka Trepça, mund t’i arrijë synimet e klubit. “Në këtë kampionat gara për titull të kampionit do të jetë shumë e vështirë, për faktin se shumë skuadra janë përforcuar dhe synojnë kreun e tabelës. Por, në këtë drejtim skuadra e Trepçës është më e mira, sepse vërtet ka fond të pasur të lojtarëve. Megjithatë, ende është herët të flitet se kush do të triumfojnë në këtë edicion. Ne mund ta sjellim titullin në Mitrovicëâ€, ka thënë Fetahu. S’ndalemi as në Vushtrri Trepça përballjen e radhës në kuadër të Javës së Gjashtë të Raiffeisen Superligës do ta zhvillojë në Vushtrri, ku do të takohet me Kosovën. Fetahu, i njohur me nofkën “mistergoliâ€, pohon se seria e fitoreve do të vazhdojë edhe në Vushtrri. “Jemi në formë të mirë, ndonëse skuadra ende është në komponim të duhur, megjithatë ne në Vushtrri udhëtojmë ta vazhdojmë ecurinë e fitoreve. Besoj se edhe ndaj Kosovës do ta marrim trepikëshin e radhësâ€, ka përfunduar Fetahu. Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3915 |