FIFA miraton kërkesën e parë të FFK-së | ||||
|
Hap historik FIFA për herë parë zyrtarisht ka miratuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për mbrojtjen e klubeve dhe lojtarëve. Tashmë transferimi i futbollistëve të Kosovës, nëpër skuadrat e huaja nuk do të shkoj në kanale të ndryshme, por tani e tutje lojtarët e Kosovës do të kenë mundësi që në mënyrë legale dhe vet ata dhe klubet të përfitojnë nga transferimi i tyre. “Siç u kemi njoftuar edhe më herët për kërkesat tona drejtuar FIFA-s në veçanti kërkesën tonë për mbrojtjen e klubeve dhe lojtarëve, ku siç dihet futbollistët e Kosovës kanë shkuar në klubet e ndryshme evropiane nëpër rrugë të ndryshme të transfereve pa lejen e klubit dhe të FFK-së, kam kënaqësinë që të ju informojë se kjo kërkesë e jona është miratuar nga ana e KE të FIFA-s dhe ne sot kemi marrë një konfirmim me shkrim edhe pse ne kishim informata gojore që gjatë mbajtjes së mbledhjes së KE të FIFA-s në Afrikë të Jugut se kërkesa e jonë është miratuar”, ka thënë të enjten në takim me median,i pari i FFK-së, Fadil Vokrri. “Tani e tutje lojtarët e Kosovës do të kenë mundësi që në mënyrë legale dhe vet ata dhe klubet të përfitojnë nga transferimet. Ndonëse ne kemi qenë tash e një kohë në kontakte zyrtare me FIFA-n, unë mendoj se ky është hapi i parë që na ofron me FIFA-n. Ndoshta dikush mund ta quajë këtë hap edhe historik, por unë mendoj se hap historik do të jetë pranim ynë i plotë në UEFA dhe FIFA”, tha Vokrri. Ai ka shtuar se për konfirmimin e ardhur nga FIFA, është njoftuar edhe ministri i sportit, Lutfi Haziri. “Me këtë konfirmim e kam njoftuar edhe ministrin e MKRS-së z. Lutfi Haziri, i cili në këto momente gjendet në një vizitë zyrtare në Itali dhe ai ka mirëpritur këtë hap me rëndësi. Në fund dua që në emrin tim gjithë bashkëpunëtorëve të ju falënderoj për bashkëpunim dhe përkrahjen tuaj gjatë gjithë këtij rrugëtimit tonë deri të ky sukses. Unë mendoj se bashkërisht mund të arrijmë të realizojmë synimet tona”, ka thënë Vokrri. Ndërkaq, këshilltari për sport Muharrem Sahiti ka përshëndetur këtë konfirmim duke thënë se “ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe kjo ka ardhur falë punës dhe angazhimit të palodhshëm të kryetarit Vokrri me bashkëpunëtorë”. Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3035 |