HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kosove / Fadil Vokrri pershendet fillimin e Kampionatit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 14 Gusht 2010 20:55   pdfShtypEmail

fadil_vokrriTë nderuar futbollistë, drejtues të klubeve dhe futbolldashës

Këtë fundjavë po nisim edhe një kampionat të ri garues në futboll, që shënon vazhdimësinë e lojës së magjishme të futbollit aq shumë të dashur në Kosovë. Koha po kalon me shpejtësi drite dhe nëpër të futbolli i Kosovës kaloi nëpër shumë sprova të vështira, por që i mbijetoi me sukses deri në ditët e sotme, falë punës dhe angazhimit të të gjithëve që dhanë gjithçka deri në flijim për këtë sport.
 Nga viti në vit, futbolli u rrit me hallet e të gjithëve duke mbajtur gjallë frymën sportive dhe shpirtin garues. Dje, me gjithë vështirësitë ditëm të punojmë e të gjallojmë. Sot, po punojmë më mire se dje, për një të nesërme edhe më të mirë se e sotmja. E tëra kjo edhe për një fakt se tashmë Kosova dhe futbolli i Kosovës nuk është temë tabu e botës, siç ishte më herët.
Tash kemi shtetin e pavarur, për të cilin futbollistët dhe futbolldashësit kontribuuan shumë, ndërsa po punojmë që e nesërmja të na gjejë të gatshëm për arenën ndërkombëtare. Tashmë FIFA njeh FFK-në dhe futbollistët e Kosovës. Unë besoj dhe shpresoj se ky do të jetë kampionati i fundit që nuk do të jemi pjesë e arenës ndërkombëtare. Cilësia  e rritur, shtimi i shikueshmërisë, disiplina dhe korrektësia e futbollistëve në fushë, organizimi jashtëzakonisht i mirë i klubeve në kampionatin e kaluar, na bëjnë që të besojmë dhe të shpresojmë se kampionati i ri do të tejkalojë këto rritje dhe të arritura.
FFK-ja është e vendosur që të bëjë gjithçka që është e mundur që ta vazhdojë këtë traditë. Është koha që të spastrohet ndërgjegjja e të gjithëve që janë të angazhuar rreth futbollit. Tash kur më afër se kurrë e kemi arenën ndërkombëtare, jemi të obliguar edhe më shumë që të gjithë  të ndryshojmë shumëçka dhe të vëmë shumëçka në vend e në rend, nëse dëshirojmë arenat ku garon e mbarë bota.
FFK-ja do të jetë vërtet një shtëpi ku do të ketë rend: do të jetë një shtëpi ku secili anëtar i saj të merr përgjegjësitë, por edhe obligimet e saj. Do të jetë një shtëpi me zot shtëpie, që secilin anëtar ta shikojë njësoj e pa anime, të lavdërojë të mirët e të ndëshkojë të padisiplinuarit që përpiqen të rrënojnë shtëpinë. Por po ashtu edhe më shumë guxim për ndryshime pozitive sepse çdo vonesë do të na kushtojë shtrenjtë.
Prijësit e skuadrave duhet të jenë në nivelin e kërkuar, të marrin atë që u takon e të refuzojnë atë që nuk e meritojnë.
Trajnerët e futbollistët - të punojnë me zell e në mënyrë profesionale dhe suksesi i tyre të jetë rezultat i punës e jo rezultat i dhunës, i kurdisjeve dhe allashverisheve. Të mbretërojë korrektësia dhe fryma sportive.
Gjyqtarët - të masin me peshojën e barnatores, të gjykojnë atë që dinë dhe shohin, t‘i lënë anash përfitimet personale të ruajnë nderin e gjyqtarit.
Adhuruesit – t’u japin përkrahje idhujve  të tyre, të brohorisin dhe të duartrokasin  për më të mirin e kështu i japin ngjyrën e vërtetë futbollit.
Gazetarët - të pasqyrojnë atë që shohin, të largojnë nga vetja adhurimin intim, e të shohin të vërtetën edhe nëse ajo dhemb, kështu u shërbejnë të mirëve dhe të vërtetës, ndërkaq të padisiplinuarve ua tërheqin vërejtjen.

Dhe krejt në fund Urojmë e besojmë që Kampionati i ri i Kosovës të arsyetojë plotësisht punën e të gjithëve, me shpresa dhe dëshira të mëdha që do të gabojmë sa më pak, por që do të angazhohemi të gjithë për dashuri dhe mirëkuptim me ura të reja bashkimi, sepse sporti është sinonim i mendjes dhe shpirtit të shëndoshë. Kështu e nderojmë vetveten. Kështu neve na do dhe do të na pranojë bota.

Me respekt,
Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës


busy
komente