HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Luan Prekazi: Fitore e merituar
nga AlbaniaSoccer   E martë, 22 Shtator 2009 11:47   pdfShtypEmail

luan_prekaziTrajneri i Hysit, Luan Prekazi, ka thënë se është i kënaqur që është rikthyer me fitore në krye të skuadrës nga Merdara. Hysi ka mundur liderin e tabelës, Flamurtarin, 2-0, të dielën që e lamë pas në kuadër të Javës së Shatë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll. Sipas Prekazit, skuadra e tij me meritë ka mposhtur të parin e renditjes tabelore. Prekazi është shprehur i kënaqur me lojën që kanë shfaqur të përzgjedhurit e tij.

“Mendoj se kemi treguar lojë të mirë përballë liderit të tabelës, Flamurtarit. Kemi arritur fitore të merituar dhe se, jam i kënaqur që rikthehem në skuadrën e Hysit me fitore”, ka thënë Prekazi, duke shtuar ndërkohë se kanë qenë më të mirë se Flamurtari.

Sipas Prekazit, skuadra e tij ka fuqi të jetë në mesin e ekipeve që garojnë për kreun e tabelës. Prekazi pohon se me rikthimi i tij në skuadër, synon të krijojë skuadër kompakte, që të kultivojë futboll të bukur.

“Synimi ynë është krijimi i një ekipi solid, që do të shfaqë futboll të bukur. Mendoj se Hysi, ka skuadër që mund të futet në mesin e ekipeve që synojnë titullin e kampionit”, ka theksuar Prekazi.

I pari i bankinës së Hysit, Luan Prekazi, kërkon rezultat pozitiv edhe në takimin e radhës ndaj Besës së Pejës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në këtë mesjavë në kuadër të Javës së Tetë të Raiffeisen Superligës.

“Besa, pavarësisht se humbi ndaj Prishtinës, duhet vlerësuar lart, sepse bëhet fjalë për një ekip që në vitet e fundit ka treguar rezultate të mira duke qenë një nga ekipet më të mira në futbollin tonë. Ne edhe në ballafaqim me pejanët synojmë të marrim rezultat të favorshëm”, ka përfunduar Prekazi.


Fatmir Bytyçi


busy
komente