Gani Sejdiu jep doreheqjen | ||||
|
Trajneri i Trepces, Gani Sejdiu ka dhene doreheqjen si drejtues i skuadres. Sejdiu, eshte trajneri i trete ne Superligen e Kosoves qe largohet nga posti, brenda ketyre 7 javeve. Arsyeja e largimit te tij nga posti drejtues ka te beje me gjoben qe i eshte dhene lojtareve te skuadres pas humbjen me Ferizajn 0-1 fundjaven e kaluar. "Lojtaret nuk kishin asnje arsye per tu gjobitur nga Kryesia e Klubit. Pasi kerkova rishikimin e vendimit dhe anetaret e kryesise nuk e morren parasysh kam vendosur qe te jap doreheqjen" u shpreh Sejdiu. Skuadra e Trepces, diten e Merkure do te luaje pa trajner, nderkohe qe pritet emerimi i drejtuesit te ri ne ditet ne vazhdim Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3599 |