Hysni Maxhuni trajner i Trepçës | ||||
|
Veton Zymberi
Strategu i njohur Hysni Maxhuni është emëruar trajner i ri i skuadrës së Trepçës nga Mitrovica. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë tekniku kosovar Hysni Maxhuni, i cili njëherësh ka bërë të ditur se marrëveshja në mes tij dhe KF Trepça është deri në përfundim të këtij kampionati. Kushtet e mira financiare, fondi i futbollistëve dhe synimet e klubit kanë ndikuar që trajneri t’i thotë po skuadrës nga Stadiumi Olimpik “Adem Jashariâ€. “Kam arritur marrëveshje me Trepçën, e cila është deri në fund të këtij edicioni. Kushtet e mira financiare, fondi i futbollistëve dhe synimet e skuadrës më kanë shtyrë ta pranoj ofertën e skuadrës së Trepçësâ€, ka thënë Hysni Maxhuni. Skuadra e Trepçës që nga largimi i Gani Sejdiut ishte vënë në sulm për t’i siguruar shërbimet e një trajneri me emër. Ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli dhe trajnerët kroatë Robert Jarin dhe Sreqko Bogdan ishin në listën e dëshirave të skuadrës “xehetarëâ€. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3466 |