Shoshi: Fitorja ndaj kampionëve ka mundur të jetë edhe më e thellë | ||||
|
Trajneri i Drenicës, Valdet Shoshi, ka thënë se është shumë i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Prishtinës. Sipas tij, të përzgjedhurit e tij e kanë merituar trepikëshin ndaj kryeqytetasve. Shoshi ka pohuar se kjo fitore ka rritur motivin në radhët e skuadrës së tij
Fatmir Bytyçi
Trajneri i Drenicës, Valdet Shoshi, ka thënë të premten se është shumë i kënaqur që ka fituar sfidën përballë kampiones në fuqi, Prishtinës, të mërkurën që e lamë pas. Drenica në kuadër të Javës së Tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll ka mundur Prishtinën 2-1. Kjo është fitore rehabilituese pas rezultateve të dobëta në këtë edicion. Sipas Shoshit, të përzgjedhurit e tij kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola. Shoshi ka thënë se skuadra e tij ka qenë superiore ndaj kryeqytetasve. “Kemi punuar gjatë tërë javës që të ballafaqohemi me Prishtinën. E dinim se do të takohemi me kampionin në fuqi. Kemi dominuar gjatë tërë ndeshjes.  Fitorja ka mundur të jetë edhe më bindëseâ€, ka thënë Shoshi. “Jam i kënaqur me futbollistët, kanë dhënë maksimumin. Në anën tjetër, edhe referimi ka qenë korrekt. Bazuar në lojën e shfaqur në terren, fitorja është e merituarâ€.
Drenica ka nisur të këndellet
I pari i bankinës së drenicasve, pejani Valdet Shoshi, ka pohuar se fitorja ndaj Prishtinës është një motiv i madh për ndeshjet e radhës. Ai beson se tani e tutje skuadra e tij do t’i arrijë rezultatet e dëshiruara. “Trepikëshi ndaj Prishtinës është motiv i madh për ne. Skuadra e Drenicës pas kësaj fitore ka nisur të këndellet. Besoj se kjo fitore do ta hapë rrugën për fitore të rejaâ€, ka thënë Shoshi, i cili ka shtuar se “edhe në takimin e radhës djelmoshat e tij do të kërkojnë rezultat të favorshëmâ€. “Edhe në ndeshjen e radhës na pret një sfidë e vështirë, sepse takohemi me Hysin. Ne kemi disa lëndime, mirëpo në Merdare udhëtojmë për të marrë rezultat pozitivâ€, ka përfunduar timonieri i Drenicës, Valdet Shoshi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3575 |