HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Prishtina - Vëllaznimi në superderbin e Javës së IX
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Shtator 2009 17:37   pdfShtypEmail

ertan hasan“Do të jetë takim shumë i vështirë, por besoj që do të marrim tri pikët e plota. Në ketë takim do të qartësohet gjendja e Prishtinës, se a do të rikthehet përfundimisht në formë apo jo”, ka thënë Ertan Hasan

Veton Zymberi

Sulmuesi boshnjak, Ertan Hasan ka thënë së të dielën do të qartësohet përfundimisht forma e kampiones aktuale në futboll, Prishtinës. Në fakt “bardhëkaltërit” do të ndeshën me rivalin e përbetuar, Vëllaznimin nga Gjakova në kuadër të Javës së nëntë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Sulmuesi i rikthyer në skuadrën kampione ka shprehu besim se skuadra e tij do të rrëmbej tri pikët.

“Do të jetë takim shumë i vështirë, por besoj që do të marrim tri pikët e plota. Në ketë takim do të qartësohet gjendja e Prishtinës, se a do të rikthehet përfundimisht në formë apo jo”, ka thënë Ertan Hasan, duke bërë më dije se të gjithë futbollistët do të jenë në dispozicion të trajnerit Besnik Kollari.

Ndërsa në anën tjetër “gardiani” i Vëllaznimit, Kushtrim Mushica është shprehur i matur për epilogun e superderbit të javës së nëntë. Sipas ish-“gardianit” të Prishtinës barazimi do të ishte një rezultat i kënaqshëm për skuadrën gjakovare.

“Ne ishim në presion, pasi kishim tri humbje radhazi. Mirëpo tash jemi me të lehtësuar dhe do të luajmë për rezultat pozitiv. Ky takim do të jetë shumë interesant, pasi Prishtina ka seri të zezë të rezultateve”, ka thënë Kushtrim Mushica. Strategu Blerim Mula i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, kurse edhe mbrojtësi Robert Gjeraj rikthehet në formacion pas kartonëve.

Skuadra e Prishtinës në javën e fundit u mposht në Skenderaj, kurse Vëllaznimi para shikuesve të vetë mposhti Kosovën e Vushtrrisë.

 


busy
komente