“Bye, Byeâ€, Kollari | ||||
|
Trajneri i Prishtinës, Besnik Kollari ka thënë se rezultatet e dobëta janë shkaku i dorëheqjes se tij. Ndryshe, drejtuesit e FC Prishtina, kanë bërë të ditur se brenda 24 orëve do të vendoset se cili trajner do të zëvëndësoj Besnik Kollarin
Fatmir Bytyçi
Trajneri i Prishtinës, Besnik Kollari edhe zyrtarisht të hënën ka dhënë dorëheqje nga FC Prishtina. Rezultatet e dobëta të kampiones në fuqi, Prishtinës, janë shkaku i dorëheqjes se Kollarit. Ai në komunikatën e lëshuar për medie, ka thënë se pavarësisht mirëkuptimit që ka pasur më drejtuesit e klubit, megjithatë sipas tij, rezultatet e dobëta janë arsyeja e dorëheqjes se tij. “Me gjithë përkrahjen e mirëkuptimin në të cilin kam hasur nga drejtuesit e FC Prishtina, gjatë tërë kohës të qëndrimit tim në postin e kryetrajnerit vlerësoj dhe shoh të arsyeshme dorëheqjen time për shkak të rezultateveâ€, ka thënë Kollari. “Gjithashtu vlerësoj dorëheqja ime është në interes të FC Prishtina, të cilës i dëshiroj suksese të mëtutjeshmeâ€. Kampionia e dyfishtë e Kosovës, Prishtina në “epokënâ€, Kollari gjatë këtij edicioni të garave, në nëntë ndeshje e zhvilluar deri tash, kanë fituar tri takime, kanë arritur një barazim, kurse kanë pësuar pesë humbje, gjithsej kanë tubuar 10 pikë dhe mbajnë vendin e dhjetë në renditjen tabelore. Bazuar në këtë statistika, Prishtina, në këtë edicion të garave ka arritur rezultatet ndër më të dobëta në vitet e fundit në futbollin tonë.
Rugova: Brenda 24 orëve do të dihet emri i timonierit të ri
Pas largimit të Kollarit, tashme drejtuesit e klubit të Prishtinës, ka nisur negociata lidhur më emërimin e trajnerit të ri. Sipas Edmond Rugovës, drejtor gjeneral i klubit, shumë shpjet do të vendoset për timonierin e ri. “Natyrisht se tashme jemi duke punuar në drejtim që të emërojmë trajnerin e ri. Besoj se brenda 24 orëve do të përcaktohemi se kush do ta zëvendësojë Kollarinâ€, ka thënë Rugova, i cili ka mbajtur sekret emrat e trajnerëve më të cilët Prishtina, ka nisur negociatat. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3332 |