Raiffeisen Superliga / Trepça-Hysi, derbi i parë i pranverës | ||||
|
Nesër fillon stinori pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Edhe pse shumica e klubeve kërkuan shtyrjen e ndeshjeve, me arsyetim se fushat e stadiumeve nuk janë në gjendje të mirë për shkak të reshjeve të fundit të borës, Komisioni i Garave vendosi që garat të nisin këtë fundjavë. Që në nismë të stinorit pranveror do të kemi një derbi, pasi në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të përballen skuadra kampione në fuqi, Trepça dhe skuadra e dytë në renditje, Hysi, që vlerësohet konkurrenti i vetëm serioz i Prishtinës në garën për titull. Orari i ndeshjeve të javës së 18-të
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3421 |