Nazmi Rama: Trepça dëshmoi se është gati ta arrijë formën e duhur | ||||
|
Rama: Trepça dëshmoi se është gati ta arrijë formën e duhur Timonieri i skuadrës kampione në fuqi, Trepça, Nazmi Rama, duket se nuk ka pritur që djelmoshat e tij do ta fillonin stinorin pranveror në Raiffeisen Superligë me fitore. Kjo për faktin se skuadra e tij gjatë fazës përgatitore nuk kishte arritur të zhvillonte shumë ndeshje kontrolluese, por edhe për shkak të kundërshtarit tejet të fortë, Hysit, që vlerësohet të jetë konkurrenti kryesor i Prishtinës në garën për titull kampioni. “Edhe pse gjatë fazës përgatitore na kanë munguar ndeshjet kontrolluese, ne me lojën e shfaqur kundër Hysit dëshmuam se jemi në rrugë të mirë për të arritur formën e duhur dhe për të luajtur rol të rëndësishëm në këtë stinor. Jemi të vetëdijshëm se tifozët tanë presin një lojë edhe më të mirë, prandaj do të punojmë në këtë drejtim për t’i kënaqur ata si me rezultate, ashtu edhe me paraqitjen tonë”, tha Rama. “Në sfidën kundër Hysit fituam me plot meritë, kurse angazhimi i futbollistëve ishte në nivel të lartë”. Në javën e ardhshme Trepça është mysafire e Besës, kurse Hysi është mikpritës i KEK-ut. Timonieri i skuadrës kampione në fuqi, Trepça, Nazmi Rama, duket se nuk ka pritur që djelmoshat e tij do ta fillonin stinorin pranveror në Raiffeisen Superligë me fitore. Kjo për faktin se skuadra e tij gjatë fazës përgatitore nuk kishte arritur të zhvillonte shumë ndeshje kontrolluese, por edhe për shkak të kundërshtarit tejet të fortë, Hysit, që vlerësohet të jetë konkurrenti kryesor i Prishtinës në garën për titull kampioni. “Edhe pse gjatë fazës përgatitore na kanë munguar ndeshjet kontrolluese, ne me lojën e shfaqur kundër Hysit dëshmuam se jemi në rrugë të mirë për të arritur formën e duhur dhe për të luajtur rol të rëndësishëm në këtë stinor. Jemi të vetëdijshëm se tifozët tanë presin një lojë edhe më të mirë, prandaj do të punojmë në këtë drejtim për t’i kënaqur ata si me rezultate, ashtu edhe me paraqitjen tonë”, tha Rama. “Në sfidën kundër Hysit fituam me plot meritë, kurse angazhimi i futbollistëve ishte në nivel të lartë”. Në javën e ardhshme Trepça është mysafire e Besës, kurse Hysi është mikpritës i KEK-ut. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3798 |