HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga / Gjashtë ndeshje për tre ditë
nga Yll Begu   E premte, 11 Mars 2011 12:48   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesJava e 19-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll do të jetë e shtrirë në tri ditë. Të shtunën zhvillohen dy, të dielën tri dhe të hënën një ndeshje. Kjo javë nis me ndeshjet në Skenderaj e Prizren. Drenica është sërish mikpritëse në stadiumin “Bajram Aliu”. Kësaj radhe kuqezinjtë e Skenderajt do të presin skuadrën kuqezi të kryeqytetit, Flamurtarin. Këto dy ekipe në javën e parë pësuan humbje në shtëpi dhe tash do tentojnë që të këndellën në këtë sfidë. Për Drenicën pa dyshim se alternativë e vetme mbetet fitorja, kurse për djelmoshat e Jusuf Tortoshit do të ishte i mirëseardhur edhe barazimi. Takimi tjetër i së shtunës është derbi i fqinjve, në mes të Lirisë dhe Ballkanit në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Liria qëllim të vetëm ka fitoren, pasi në javën e parë u gjunjëzua në Mitrovicë nga Trepça’89, derisa therandasit do të ndaheshin të kënaqur edhe me një pikë. Ndërkohë, të dielën në program janë tri ndeshje joshëse. Lideri i renditjes, Prishtina, synon të vazhdojë serinë e fitoreve në ballafaqim me Trepçën’89, derisa Hysi shpreson që mos të bëjë një tjetër hap fals në garën për titull, kur në Merdar do të luajë kundër KEK-ut. Rivalitet i madh pritet në “Shahin Haxhiislami”, ku Besa e pret skuadrën kampione në fuqi, Trepçën. Ndërkaq, java e 19-të përmbyllet me derbin e të rrezikuarve, Vëllaznimi-Ferizaj, që luhet të hënën në Pejë, pasi gjakovarët e kanë terrenin vendës të pezulluar.


Raiffeisen Superliga – java e 19-të – ora 14:00

E shtunë
Liria – Ballkani  
Drenica – Flamurtari 

E diel
Besa – Trepça
Hysi – KEK-u 
Prishtina – Trepça ‘89

E hënë
Vëllaznimi – Ferizaj 


busy
komente