Hysi / Hoxha: Gjasat janë zbehur, por nuk janë venitur | ||||
|
Trajneri i Hysit, Genc Hoxha, ka pranuar faktin se pas fitores së Prishtinës në Skenderaj kundër Drenicës, gjasat e skuadrës së tij për titull janë zvogëluar, por sipas tij ende nuk janë shuar. “Pa dyshim se fitorja e Prishtinës na i ka zbehur gjasat, por ato nuk janë venitur. E përsëris se kampionati është shumë i gjatë dhe ne do të mobilizohemi maksimalisht që ta bëjmë detyrën tonë. Nuk do të heqim dorë derisa të ekzistojnë gjasat teorike”, tha Hoxha. Ndërkaq sa i përket takimit të radhës kundër KEK-ut në Merdar, numri një i bankinës së Hysit theksoi: “Gjatë tërë javës kemi punuar me seriozitet dhe duam që këtë sfidë ta kalojmë me sukses. Jemi të vetëdijshëm se KEK-u vjen i motivuar, por jemi të bindur se kësaj radhe nuk do të lejojmë befasi”.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2961 |