HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Flamurtari / Gashi: Nuk po luajmë dobët për të mos fituar pikë!
nga Yll Begu   E hënë, 21 Mars 2011 20:17   pdfShtypEmail

artangashi11Sulmuesi i Flamurtarit, Arton Gashi, nuk di si ta shpjegojë situatën aktuale në klubin kuqezi, pas tri humbjeve radhazi në stinorin pranveror në Raiffeisen Superligë. Ai mendon se skuadra nuk po luan dobët, por kjo më shumë ka të bëjë me mungesë të fatit. “Sinqerisht nuk e di përse na ndodhi kjo situatë. Nuk është që po luajmë dobët, por disi po kemi mungesë të efikasitetit dhe të fatit. Ka skuadra të cilat luajnë dobët por e fitojnë ndeshjen me fat. Ne nuk kemi luajtur aq dobët sa mos të marrim asnjë pikë në tri sfida, por ja që na ndodhi edhe kjo”, deklaroi Arton Gashi për 'albaniasoccer'. Sulmuesi kuqezi e pranon se edhe presioni i madh për të fituar çdo ndeshje për shkak të garës së vështirë për mbetje në elitë po e bënë të vetën. “Jemi keq në renditje dhe në çdo ndeshje po hyjmë me presionin e madh të tre pikëve dhe në fund po na lëshon koncentrimi e po pësojmë humbje. Mirëpo, ne nuk jemi dorëzuar edhe pse ndodhemi në pozitën e parafundit. Deri në fund janë edhe 13 xhiro të kampionatit dhe do të bëjmë çmos t’i kthehemi rezultateve pozitive sa më parë. Po shpresojmë se ndeshjen e ardhshme kundër Trepçës’89 t’i japim fund kësaj serie të zezë, edhe pse nuk do të jetë lehtë pasi luajmë si mysafirë”, shtoi Gashi.


busy
komente