Trepça/ Rama: Kishim iniciativën, por shpërdoruam rastet | ||||
|
Trajneri i Trepçës, Nazmi Rama është shprehur i lumtur me lojën e skuadrës së tij në derbin kundër Prishtinës, por jo edhe me rezultatin e arritur. “Në periudhën më të madhe të ndeshjes kishim iniciativën në fushë dhe krijuam shumë raste, por në futboll kur t’i shpërdorosh rastet atëherë pëson. Kjo na ndodhi edhe neve. Pësuam gol dhe më pas u detyruam ta ndjekim rezultatin, por fatmirësisht në fund arritëm të barazojmë. Në përgjithësi ishte një lojë e mirë dhe e fortë, kurse duhet pranuar se Prishtina ka skuadër cilësore dhe nuk është lehtë ta sfidosh”, tha Nazmi Rama. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4135 |