Bekim Isufi : Jemi skuadër e kompletuar | ||||
|
Kapiteni Bekim Isufi është shprehur i kënaqur pas takimit të parë në Kupën e Republikës së Kosovës në Futboll, ndërsa nuk shqetësohet për sfidat e radhës që e presin skuadrën e tij. Mendon se KEK-u ka skuadër cilësore dhe trajnerë të mirë
Veton Zymberi
Kapiteni i KF KEK-u, Bekim Isufi është shprehur i entuziazmuar me perfomancën e treguar nga skuadra e tij në përballje me skuadrën e Trepçës ’89 në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Republikës Kosovës në Futboll. Isufi skuadrën nga Mitrovica për nga cilësia e ka krahasuar me skuadrat e Superligës. “Ishte një takim shumë i vështirë. Ishim përgatitur për këtë përballje, pasi skuadra e Trepçës ’89 ka futbollistë cilësorë. Jam shumë i kënaqur me lojën e treguar dhe me fitoren e arriturâ€, ka thënë Bekim Isufi, i cili mendon se loja kolektive dhe shpirti luftarak e bëjnë KEK-un të dallojë nga skuadrat e tjera. Pas fitores së parë në takimin për Kupë, kapiteni i “elektricistëve†ka shprehur besimin se KEK-u do të jetë në garë deri në fund. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kupa të shkojë në Kastriot. “Primare për ne mbetet Superliga, por as në kupë nuk do të dorëzohemi. Kemi shumë futbollistë cilësorë, kurse edhe trajneri ynë njihet për suksese në kupë. Shpresoj se do të triumfojmë në këtë garëâ€, ka shtuar tetëshja e “elektricistëveâ€. Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli do të ketë orar të ngjeshur, pasi katër takimet e radhës do të jenë shumë të vështira. Mirëpo, kapiteni Bekim Isufi nuk shqetësohet, pasi mendon se skuadra e tij ka potencial për t’i përballuar këto takime. “Vështirë do të jetë pasi do të takohemi me Vëllaznimin, Flamurtarin, Besën, Drenicën dhe me Prishtinën. Mirëpo, në këtë kampionat takim të lehtë nuk ka. Mendoj se ne kemi potencial t’i përballojmë këta derbiâ€, ka thënë Isufi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3093 |