Sami Geci: Liria na ka borxh | ||||
|
Kapiteni i Drenicës, Sami Geci, kërkon që ndaj Lirisë të marr pikën e humbur qysh në takimin e parë të zhvilluar në Skenderaj. Sipas Gecit, skuadra e tij në Prizren, do të udhëtoj e përgatitur mirë në mënyrë që të dal më rezultat të favorshëm. Ndryshe, fitore nga ky takim kërkoj edhe sulmuesi i Lirisë, Fatih Karahoda. Ai pohon se skuadra e tij do të marr trepikëshin e radhës
Fatmir Bytyçi
Kapiteni i Drenicës, Sami Geci, kërkon rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës ndaj Lirisë, takim ky që zhvillohet të shtunën në Prizren, në kuadër të Javës së 12-të të Raiffesien Superliga e Kosovës në Futboll. Liria në hapje të këtij edicioni të garave i kishte marr një pikë Drenicës në Skenderaj. Sipas Geci, skuadra e tij Lirisë do të ia marr pikët e humbura në ballafaqimin e parë. “Përballja më Lirinë, do të jetë një sfide e vështirë, për faktin se Liria, ka skuadër të mirë, megjithatë ne gjatë terë javës kemi punuar intensivisht në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për duelin me Lirinëâ€, ka thënë Geci. “Liria ka marr pikë në Skenderaj në ndeshjen e parë, prandaj ne do të mundohemi që t’ia marrim borxhin Lirisë. Besoj se më angazhimin e të gjithë futbollistëve nga Prizreni, do të kthehem më rezultat të favorshëmâ€.
Karahoda: S’lëshojmë pikë më pikë në Prizren
Optimist për fitore në takimin Liria - Drenica, është edhe sulmuesi i prizrenasve, Fatih Karahoda. Ai pohon se skuadra e tij është mjaft mirë e përgatitur dhe se, ndaj Drenicës, kërkon pikët e maksimale. “Për skuadrat mysafire s’ka me pikë në Prizren. Jemi mirë të përgatitur në çdo pikëpamje dhe se, ndaj drenicasve duam fitore. Besoj se angazhimi ynë do të jetë maksimal në mënyrë që të marrim trepikëshin e plot në ballafaqim me Drenicënâ€, ka thënë Karahoda.
 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3191 |