HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Enis Zabërxha : Jemi skuader superiore
nga AlbaniaSoccer   E martë, 20 Tetor 2009 13:17   pdfShtypEmail

enis_zabrxha“Jam shumë i kënaqur me fitoren që kemi shënuar në Gjilan. Me këtë fitore ua kemi mbyllur gojën të gjithë atyre që kanë menduar se skuadra e Hysit fiton vetëm në fushë të vet, dhe me ndihmën e referit. Jemi skuadër superiore. Motivi në skuadër është i madh, kurse pa asnjë dilemë do ta mposhtim Trepçën”, ka thënë Enis Zabërxha

Veton Zymberi

Kapiteni i Hysit, Enis Zabërxha, është trimëruar pas fitores në Gjilan, ku skuadra e tij “rrëmbej” tri pikët e plota. Ai nuk ka humbur kohë për ta paralajmëruar skuadrën lidere, Trepçën, për atë se çfarë e pret në Superderbin e Javës së Trembëdhjetë. Madje, golashenuesi ka shprehur mendimin se skuadra llapjane është superiore ndaj skuadrave të Superligës.

“Jam shumë i kënaqur me fitoren që kemi shënuar në Gjilan. Me këtë fitore ua kemi mbyllur gojën të gjithë atyre që kanë menduar se skuadra e Hysit fiton vetëm në fushë të vet, dhe me ndihmën e gjyqtarit. Jemi skuadër superiore. Motivi në skuadër është i madh, kurse pa asnjë dilemë do ta mposhtim Trepçën”, ka thënë Enis Zabërxha.

Pas dymbëdhjetë xhirove të zhvilluara, golashënuesi më i mirë në kampionatin e kaluar ka shënuar gjashtë gola, një më pak se sulmuesi i Gjilanit, Liridon Hasani. Zabërxha ka thënë se në rend të parë për të është suksesi i klubit, pastaj ai personal.

“Synimi ynë në këtë kampionat është titulli i kampionit. Të gjithë në skuadër jemi të vetëdijshëm për atë që kërkojmë, prandaj epiteti i golashënuesit është në rend të dytë”, ka shtuar Zabërxha.

Skuadra e Hysit, pavarësisht ndryshimeve në Shtabin Teknik, ka shkëlqyer në javët e fundit. Pas xhiros së dymbëdhjetë, kjo skuadër renditet në pozitën e dytë me 24 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e Trepçës, që është në vendin e parë.


busy
komente