Kaçiu “nervozohetâ€: Parashikimi i Zaberxhës nuk është real | ||||
|
“Enisi e ka dhënë një mendim, por mendoj se nuk ka qenë real, pasi ne jemi një skuadër cilësore dhe vështirë është të pësojmë humbje. Ne kemi respekt për çdo skuadër, përfshirë edhe Hysin, por kjo nuk do të thotë që shkojmë në Merdare të dorëzuar. Atje shkojmë për rezultat pozitivâ€, ka thënë mesfushori Bardhyl Kaçiu
Veton Zymberi
Mesfushori i Trepçës, Bardhyl Kaçiu, i është kundërpërgjigjur kapitenit të Hysit, Enis Zaberxhës, se parashikimi i tij për fitoren e Hysit nuk ka qenë real, për faktin se skuadra e Trepçës është mjaft cilësore. “Enisi e ka dhënë një mendim, por mendoj se nuk ka qenë real, pasi ne jemi një skuadër cilësore dhe vështirë është të pësojmë humbje. Ne kemi respekt për çdo skuadër, përfshirë edhe Hysin, por kjo nuk do të thotë që shkojmë në Merdare të dorëzuar. Atje shkojmë për rezultat pozitivâ€, ka thënë mesfushori Bardhyl Kaçiu, duke bërë me dije ndërkohë se “Në këtë kampionat ka shumë lojë të vështira, por ne jemi mirë të përgatitur që ta ruajmë pozitën e liderit, dhe në fund të shpallemi kampionëâ€. Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë ka folur edhe për takimin e fundit kundër Prishtinës. Ai ka shprehur mendimin se kushtet atmosferike kanë ndikuar në rezultatin e takimit. “Takimi me Prishtinën ka qenë shumë i fortë. Kisha për ta veçuar mbrojtjen e cila ishte e organizuar shumë mirë. Në rezultatin përfundimtar të takimit mendoj se ka ndikuar koha e ligë. Sikur të ishte fusha e përshtatshme, ne do t’i kishim marrë tri pikëâ€, ka shtuar mesfushori.
Arben Zhjeqi, mbrojtësi më i mirë
Ish-mesfushori i Prishtinës ka folur edhe për lojtarët e ardhur në skuadrën nga Mitrovica. Kaçiu është shprehur i lumtur se disa ish-bashkëlojtarë iu kanë bashkuar në Trepçë. “Me Enisin, Uliksin dhe Arbenin kalojmë shumë mirë. Kur janë këta në skuadër për mua është një motiv shtesë. Më vjen mirë që Zhjeqi është rikthyer në formën më të mirë. Lirisht mund të them se ai është mbrojtësi më i mirë në Kosovë. Me ardhjen e tij skuadra ka fituar siguri të madhe në mbrojtjeâ€, ka thënë anëtari i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bardhyl Kaçiu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2882 |