Raiffeisen Superliga / KEK-u - Lepenci 0-2 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 27 Gusht 2011 20:19 |  |  |  | |
Skuadra e sapoardhur ne Superlige, Lepenci nga Kaçaniku ka qene surpriza e madhe keto dy javet e para, pasi ka arritur fitoren e dyte rresht sot, duke mundur si mysafire skuadren e KEK-ut ne Kastriot. Miqte kaluan ne avantazh qe ne minuten e 14-te pas golit te shenuar nga pika e penalltise. Ralizator ishte Florim Berisha qe ktheu ne gol penalltine e fituar pas prekjes se topit me dore nga mbrojtesit vendas. Ne pjesen e dyte, miqte shenuan edhe golin e dyte, 15 minuta perpara perfundimit me autor kapitenin Xhevdet Shabani. Me kete fitore, Lepenci kryeson tabelen e vetme me 6 pike pas 2 ndeshjesh.
Thane pas ndeshjes:
Mentor Miftari (Trajner i KEK-ut) - Ishte nje ndeshje aspak e mire per skuadren tone. Jam shume i pakenaqur jo vetem nga rezultati negativ por edhe nga loja e skuadres time. Edhe ato pak raste qe krijuam nuk arritem ti shfrytezojme".
Selajdin Zeneli (Trajner i Lepencit) - "Jam shume i kenaqur me rezultatin. Skuadra luajti mire dhe ne zbatuam me perpikmeri planin e lojes. realizuam dy gola duke shfrytezuar rastet e krijuara. mendoj se ishte nje rezultat i drejte dhe nje fitore e merituar" Skeda e ndeshjes
 |