Raiffeisen Superliga / Liria - Vellaznimi 0-1 | ||||
|
Mbi 1000 shikues kanë ndjekur përballjen që u prit me interesim, për faktin se tashmë 6-të ish futbollistë të Lirisë, kanë kaluar tek Vëllaznimi, 5-së prej të cilëve ishin titullarë. Atdhe Gashi, ka shënuar golin e vetëm me koke, që doli të jetë edhe përcaktues i fituesit ne minuten e 19-te, pas një harkimi në zonë nga e majta nga ana e Fatih Karahodës duke mposhtur portierin Asman Memaj. Pjesa e dytë ishte edhe më e dobet se e para, me përpjekjet e Lirisë për të barazuar rezultatin dhe gjakovarët që kryesishtë luanin në përvojë, por që rrjetat mbeten të pa prekura deri në fund. Pesë minutat shtesë, Liria luajti pa Eron Qakallin që u lëndua. Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3810 |