HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Valdet Shoshi : Jam i paanshem
nga AlbaniaSoccer   E premte, 23 Tetor 2009 09:35   pdfShtypEmail

valdet_shoshiPejani i KF Drenicës e njeh vetëm drejtësinë. Ai mendon që futbollistët e tij çdo minutë të aktivizimit e fitojnë me djersë. Kurse top-golashënuesit i çon mesazh të punojë më tepër

Veton Zymberi

Trajneri i Klubit të Futbollit Drenica, Valdet Shoshi, ka thënë se është shumë i paanshëm, dhe vendimet e tij janë të bazuara në punën e futbollistëve. Sipas strategut pejan, askush në skuadrën e Drenicës nuk është i privilegjuar.

“Jam trajner i paanshëm. Të gjithë futbollistët për mua janë të barabartë. Në skuadrën e Drenicës luan vetëm ai që e meriton”, ka thënë Shoshi, duke bërë me dije ndërkohë se “Regjë Zhabollaj dhe Ardian Syla janë ata që po më befasojnë, kurse me Fitim Halitin nuk jam i kënaqur, pasi dihet se me çfarë buje është transferuar në Drenicë. Mirëpo, pres që shumë shpejt që ai të rikthehet në formë më të mirë. Edhe Premton Muja është në mesin e atyre që meriton lëvdata. Atij i mungon vetëm finalizimi”.

Skuadra e Drenicës në fundjavën që lamë pas ndau pikët me Lirinë, kurse takimin e radhës e zhvillon në shtëpi të vet kundër Kosovës së Vushtrrisë. Shoshi është shumë optimist dy ditë para këtij takimi.

“Do të jetë një takim i vështirë, por kam besim te djelmoshat. Skuadra e Kosovës është për ta respektuar, por me një angazhim maksimal të futbollistëve të mi tri pikët do të mbesin në Skenderaj”, ka shtuar ai.

Skuadra e Drenicës brenda një jave ka humbur dy futbollistë me emër. Sulmuesi Brahim Vojvoda e ka përfunduar karrierën në futboll të madh, kurse mesfushori Arsim Plepolli është duke u provuar jashtë Kosovës.

Skuadra e Drenicës pas javës së dymbëdhjetë renditet në pozitën e nëntë me katërmbëdhjetë pikë të tubuara.


busy
komente