Haxhi Zeka : Hysit do t’ia rrëmbejmë kreun | ||||
|
Ikona e Besës së Pejës, Haxhi Zeka, ka thënë se ndihet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në Kastriot ndaj KEK-ut. Pejanët të mërkurën që e lamë pas mundën “elektricistët†1-0, në kuadër të Javës së 14 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll. Besa me këtë trepikësh tashmë gjendet në vendin e tretë të renditjes tabelore, me 23 pikë të grumbulluara, katër pikë më pak se Hysi. Sipas Zekës, skuadra e tij me suksesin e arritur ndaj KEK-ut ka hyrë seriozisht në garën për titull të kampiones. “Të them drejtën fitorja ndaj KEK-ut ka rritur në masë të madhe motivin në radhët tona. Ballafaqimi me KEK-un ka qenë një lojë e mirë, për faktin se skuadra nga Kastrioti, ani pse humbi takimin me ne, ka shfaqur futboll të mirë dhe se, realisht ne kemi fituar falë fatit sportivâ€, ka thënë Zeka. “Tashmë me trepikëshin e fituar në takimin e fundit, ne kemi bërë një hap të madh drejt kreut të tabelës, duke u futur seriozisht në valle për ta rikthyer titullin në Pejëâ€, ka thënë Zeka, duke shtuar ndërkohë se skuadrës në pjesën e dytë të garave i duhen dy-ose tri përforcime. “Besoj se forma e mirë e skuadrës sonë do të vazhdojë edhe në takimet e radhës. Presim ndonjë gabim nga skuadra e Hysit, në mënyrë që ne t’ia marrim vendin e parë, e që stinorin vjeshtor ta përfundojmë në krye të tabelës. Skuadrës i duhen dy-ose tri përforcime për pjesën e dytë të garave, për faktin se pjesa pranverore do të jetë edhe më e ‘nxehtë’, veçmas gara për titull të kampiones. Besoj se ne mund ta arrijmë titullin e kampionesâ€, ka përfunduar Zeka.
Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3512 |