Sërish ndërprerje në takimin Trepça - Kosova e Vushtrise | ||||
|
Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Kosovës së Vushtrrisë, është ndërprerë në minutën e 64-të. Ky takim që është zhvilluar të mërkurën në “Adem Jashari” te Mitrovicës në kuadër të Javës së 17-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Për gjatë 64 minuta lojë, ky duel është zhvilluar më plot tensione, jo vetëm nga futbollistët në terren, por edhe nga ana e tifozëve te të dy skuadrave. Deri në momentin e ndërprerjes, skuadra e Trepçës, ishte në epërsi prej 1-0, kurse takimi është ndërpre para kohës për faktin se skuadra mysafire ka sulmuar gjyqtarët e ndeshjes. Gjyqtarët pas ngjarjes të ndodhur ndërprenë ndeshjen. Kujtojmë se edhe në ballafaqimin e parë në mes këtyre dy skuadrave takimi ishte ndërprerë në Vushtrri, për shkak të ngjarjeve të ndodhura. Për epilogun përfundimtar të këtij takimi do të vendos Komisioni Disiplinor i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2822 |