Raiffeisen Superliga/ Fitore bindëse të Trepçës’89 dhe Prishtinës | ||||
|
Trepça’89 dhe Prishtina kanë shënuar fitore bindëse në ndeshjet e javës së XXVII në Raiffeisen Superligë, duke i ruajtur pozitat e tyre në kreun e renditjes. Trepça’89 e mposhti Besën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 5-0. Serinë e golave e hapi Ilir Izmaku, në minutën e 6-të, kurse më pas e vazhdoi me katër gola tjerë Berat Hyseni, në minutat 12’, 52’, 74’ e 79’. Mjaft efikase u shfaq edhe Prishtina, e cila e mundi KEK-un në kryeqytet, me shifrat 5-2. Mysafirët kaluan të parët në epërsi, me golin e Mensur Simnicës, në minutën e 15-të, por prishtinasit e përmbysën shpejt rezultatin, duke e vulosur çështjen e fitores qysh në 45-minutat e parë, me golat e shënuar nga Faton Zejnullahu 20’, Driton Krasniqi 28’ e 30’ dhe Astrit Fazliu 45’. KEK-u e ngushtoi epërsinë e vendasve në 4:2 në minutën e 66-të me golin e Naim Kodraliut, derisa shifrat përfundimtare 5-2 i vendosi Enis Fetahu, me golin e shënuar në minutën e 90–të. Fitoreve para tifozëve të vet iu gëzuan edhe Drita, në duel me Hysin dhe Vëllaznimi në përballje me Gjilanin. Golat e fitores për Dritën i shënuan Foniqi 77’ dhe Jetullahu 87’, derisa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Zhdrella 90`, nga penaltia. Ndërkohë, për tri pikë të reja të Vëllaznimit këtë fundjavë u përkujdes Fatih Karahoda, me golin e shënuar në minutën e 36-të. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4089 |