Virtyt Hashani : Tani jemi per titull | ||||
|
“Jemi komponuar mirë. Duhet ta ruajmë këtë ekip që e kemi. Me dy përforcime do të ishim kandidatë seriozë për titullin e kampionit”, ka shtuar Hashani.
Oferta nga Dukagjini
Burime të afërta me futbollistin bëjnë të ditur se skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova është e interesuar për shërbimet e Virtyt Hashanit, por një gjë të tillë futbollisti as nuk e ka mohuar e as pohuar. Ai ka preferuar që të mos flas për emrat e skuadrave të interesuara. “Kam kontratë me KEK-un deri në fund të kampionatit, por me mundësi të prishjes në janar. Oferta kam nga katër skuadra të Superligës, por është herët të flas më shumë rreth ofertave që kam”, ka thënë Hashani, i cili mendon se reparti i mbrojtjes është më i forti në skuadrën e KEK-ut. Pavarësisht që në këtë edicion ka luajtur në disa pozita, Virtyt Hashani ka shënuar pesë gola. Nga dy gola ia ka shënuar Drenicës dhe Hysit, kurse një Trepçës nga Mitrovica.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4121 |