Raiffeisen Superliga/ Trepça’89 apo Prishtina kampione? Vendoset javen e fundit! | ||||
|
Mjaft e paqartë mbetet edhe lufta për t’iu shmangur pozitës së 10-të, e cila dërgon në barazh. Tashmë skuadra më e rrezikuar vlerësohet Lepenci, pasi pësoi humbje të thellë në Pejë nga Besa, me rezultat 6:0. Tre gola në këtë sfidë i realizoi Haxhi Zeka, kurse me nga një gol kontribuuan Krenar Vokshi, Bernard Berisha dhe Fisnik Papuçi. Ndërkohë, dy skuadrat e tjera të rrezikuara për pozitën e barazhit, Liria dhe Trepça kanë shënuar fitore si mysafire kundër Dritës, përkatësisht Hysit, me rezultate identike, 3:4. Fitore si mysafirë kanë shënuar edhe futbollistët e Drenicës në duel me Vëllaznimin, me golin e realizuar nga Taulant Dajaku, në minutën e 58-të. Me këto tri pikë skuadra nga Skenderaj përfundimisht iu ka shmangur rrezikut për ta mbyllur kampionatin në pozitën që çon në barazh. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3327 |