HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina kampione e Kosoves
nga AlbaniaSoccer   E diel, 03 Qershor 2012 21:37   pdfShtypEmail

prishtina_fiton_superkupa_2009_Skuadra e Prishtinës iu gëzua titullit të kampionit në Raiffeisen Superligë. Bardhekaltrit, të dielën pasdite në kryeqytet kanë mposhtur Vëllaznimin, me rezultat 4:2, në një atmosferë madhështore, në kuadër të javës së 33-të.

Golat për Prishtinën i realizuan Ahmeti 19’, Mazrekaj 31’, Fazliu 35’ dhe Latifi  48’, derisa për gjakovarët shënuan Skeraj 35’ dhe Karahoda 79’. Pas përfundimit të ndeshjes gëzimi në mesin e futbollistëve bardhekaltër dhe tifozëve “Plisat” ishte i madh, kurse ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut të kampionit ishte spektakulare.

Titullin e kampionit dy kapitenëve të Prishtinës, Driton Krasniqi e Azem Ahmeti ia dorëzoi kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, kurse krahas trofeut skuadra e kryeqytetit u shpërblye edhe me 20-mijë euro. Ndërkohë, Lepenci përkundër fitores bindëse në Kaçanik kundër Hysit, 4:0 nuk ia doli t’i shmanget barazhit, ngase dy skuadrat e tjera të rrezikuara për barazh, Liria dhe Trepça shënuan fitore. Skuadra kaçanikase do të luajë ndeshjen përcaktuese për mbetje ose jo në elitë kundër Hajvalisë, e cila e mbylli kampionatin në pozitën e tretë në Ligën e Parë.


busy
komente