Ymer Xhaferi: E bëmë Trepçën kampione | ||||
|
Mesfushori i KEK-ut, Ymer Xhafer, ka thënë se është i kënaqur me të arriturat e skuadrës së tij në sezonin vjeshtor. “Elektricistët” pjesën e parë të garave e përmbyllen në pozitën e katërt të renditjes tabelore me 26 pikë të tubuara, gjashtë pikë më pak se kampionia vjeshtore, Trepça. Skuadra e drejtuar nga strategu i njohur, Bylbyl Sokoli, në xhiron e fundit të këtij sezoni mundi në udhëtim Hysin 4-3, duke ia pamundësuar titullin skuadrës së Hysit. Sipas Xhaferit, fitorja e skuadrës së tij ndaj Hysit i ka ndihmuar Trepçës të shpallet kampione, pasi humbja e Hysit në këtë duel u dha mundësinë mitrovicasve të jenë në kreun e tabelës. “Me fitoren që arritëm ndaj Hysit, ne i dhamë mundësinë Trepçës të bëhet kampione vjeshtore. Në të kundërtën, nëse do të pësonim, Hysi zyrtarisht do të ishte kampion”, ka thënë sulmuesi i KEK-ut, Ymer Xhaferi. “Pikërisht ndaj Hysit kemi bërë lojën më të mirë në sezonin vjeshtor. Realisht në Merdare treguam forcën tonë të vërtetë”. Sipas sulmuesit mitrovicas që militon në radhët e KEK-ut, Ymer Xhaferit, skuadra e tij ka mundur t’i ketë tri ose katër pikë më shumë. Por, ai thotë se, edhe me pozitën në të cilën ndodhet KEK-u, është i kënaqur. “Ne kemi skuadër të mirë. Në ekipin tonë ka lojtarë kualitativë. Ne kemi mundur të arrijmë edhe tri ose katër pikë më shumë, megjithatë jam i kënaqur edhe me pozitën në të cilën jemi tash”, ka theksuar Xhaferi.
KEK-u në garën për titull të kampiones
Sipas Xhaferit, KEK-u pas trepikëshit të fituar në Merdare ka hyrë në vallen për titull të kampiones. Ai pohon se edhe në sezonin pranveror skuadra e tij do ta vazhdojë serinë e rezultateve pozitive. “Fitorja ndaj Hysit ka futur në mesin e skuadrave që garojnë për titull të kampiones. Jam i bindur se kemi potencial ta arrijmë kreun e tabelës. Besoj se edhe në pjesën e dytë të garave do të vazhdojmë me rezultatet pozitive”, ka përfunduar Xhaferi. Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3518 |