HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kosova/ Ministria e Sportit investon 1 milionë e 80 mijë euro në 11 stadiume
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 15 Gusht 2012 06:51   pdfShtypEmail

stadiumiprishtinesKryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri është takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Memli Krasniqi, ku biseduan për zhvillimin e futbollit dhe në veçanti për infrastrukturën në futboll dhe sportin në përgjithësi. Ministri Krasniqi e njohu kryetarin Vokrri në hollësi për të gjitha investimet që ka bërë MKRS-ja në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovës edhe për kundër një buxheti të vogël dhe nevojave të mëdha që ka Kosova. Ministri Krasniqi ka premtuar që edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështesë sportin enë  veçanti futbollin si sportin më masiv në Kosovë, duke rritur investimet dhe mbështetjen për FFK-në. Nga ana e tij kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri ka falënderuar ministrin Krasniqin për këtë përkrahje të madhe, duke theksuar se prej ardhjes së z. Krasniqi në krye të kësaj ministrie është investuar më shumë se sa për 10-vitet e kaluara. Përveç gjashte stadiumeve që do të ndërtohen në mbështetje të MKRS-së dhe në bashkëpunim me Bashkësinë e evropiane dhe me FFK-në, Ministria ka investuar në shumë fusha dhe stadiume ekzistuese dhe ndërtimin e fushave të reja e poligoneve sportive. Në falënderojmë ministrin Krasniqi për nja angazhim kaq të madh, sepse pa ndihmën e tij sigurisht kjo nuk do të ndodhte.

Është në interes të publikut që t’i njohim me gjithë investimet që MKRS-ja ka vendosur të bëjë në stadiumet e futbollit të Kosovës.

Renovimi  i Stadiumit të Qytetit në Prizren, një investim prej 120 mijë eurove.
Renovimi  i Stadiumit të Qytetit në Mitrovicë, një investim prej 40 mijë eurove.
67 mijë euro do të investohen për renovim të stadiumit të qytetit të Pejës.
Për renovimin e stadiumit në Gjakovë investim prej 47 mijë eurove.
Renovimi i Stadiumeve në Shtime, një investim prej 80 mijë eurove
Renovimi i stadiumit në Kaçanik, investim prej 33 mijë eurove
Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Skenderaj, me një investim prej 160 mijë eurove
Renovimi i Stadiumit Flamurtari në Prishtinë, një investim prej 32 mijë eurove
Renovimi i Stadiumit në Fushë Kosovë, investim  prej 33  mijë e 356 euro.
Renovim i Stadiumit të klubit Hysi në Podujevë, me një investim prej rreth 35 mijë eurove.
Pa tjetër duhet përmendur investimin më të madh që ka vendosur ta bëjë MKRS, në renovimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku MKRS ka ndarë 500 mijë euro. Ky investim është tepër i rëndësishëm për faktin ky është një nga stadiumet më të kompletuara në Kosovë dhe ky investim është tepër i mirëseardhur në kohën kur FFK-ja po bën përpjekje për të dal nga izolimi dhe investimi në këtë stadium krijon kushte normale për zhvillimin ndeshjeve ndërkombëtare. Ministri Krasniqi sa i përket këtij stadiumi ka thënë se është marrë vendim që të bëhet renovimi i tërësishëm i këtij stadiumi dhe kjo është vetëm faza e parë e punës. Ne presim që vitin e ardhshëm të vazhdojë renovimi, deri në bërjen e një stadiumi vërtetë të kompletuar për ndeshje ndërkombëtare.
Investimet totale në këto 11 stadiume kapin shifrën prej 1 milionë e 80 mijë euro dhe të gjitha një investim i MKRS-së.


busy
komente